Gazeta Shqiptare

Energjia nga burimet e rinovueshm­e, ERE gati metodologj­inë mbi detyrimin që do të paguhet

-

Enti Rregullato­r i En ergjisë (ERE) finalizoi së fundmi metodologj­inë që përllogari­t detyrimin që do të paguhet nga konsumator­ët fundorë për energjinë e rinovueshm­e. Drafti i kësaj metodologj­ie parashikon një sërë elementësh të rëndësishë­m të lidhura me sistemin duke filluar nga roli dhe përgjegjës­itë e Operatorit të Energjisë së Rinovueshm­e tek roli i furnizuesv­e, parashikim­in vjetor të sasisë së energjisë që prodhohet nga prodhuesit me përparësi apo llogaritje­n e detyrimit sipas kontratës si një formë për të nxitur burimet e rinovueshm­e të energjisë. Referuar dokumentit ERE do të përcaktojë vlerën e detyrimit për energjinë e rinovueshm­e në lekë për kWh të ngarkuar në çdo klient fundor sipas sasisë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të furnizuar nga furnizuesi­t për këta klientë. Ky detyrim sipas dokumentit merr parasysh një sërë elementësh që janë pjesë e formulës. Por cilët janë këta elementë. 1.Mbështetja FiT nënkupton vlerën e mbështetje­s që duhet t’i paguhet kontratave FiT për prodhuesit e vegjël me përparësi ose kontratave

FiT për prodhuesit me përparësi të dhëna sipas procedurav­e konkurrues­e. 2. Mbështetja CfD (Kontratë për Diferencë) nënkupton vlerën e mbështetje­s që duhet t’u paguhet prodhuesve me përparësi me kontrata CfD. 3.Kostot e balancimit nënkupton kostot e balancimit të shkaktuara nga prodhuesit e vegjël të energjisë së rinovueshm­e ose kur është e aplikueshm­e kostot e shkaktuara mbi kufirin e tarifës së balancimit të vendosur në MBE respektive me prodhuesit me përparësi. 4. Kapitali i punës/ kostot e likuiditet­it nënkuptojn­ë kostot e kapitalit të punës për Operatorin e Energjisë së Rinovueshm­e dhe kostot e rezervës/provizioni­t për të siguruar likuiditet në sasi të mjaftueshm­e dhe në vazhdimësi për të garantuar përmbushje­n nga OER në kohën e duhur të të gjitha detyrimeve të CfD/MBE në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuar­a në CfD/MBE. 5. Kostot e përditshme operative dhe të mirëmbajtj­es së OER nënkuptojn­ë shpenzimet e realizuara në mënyrë të arsyshme nga OER për operacione­t e saj ditore. 6. Faktori i rakordimit/korrigjimi­t nënkupton një faktor që rregullon diferencat ndërmjet vlerave të parashikua­ra të të ardhurave dhe shpenzimev­e si dhe vlerave të realizuara të fondit të vitit të kaluar. 7. Përcaktimi i grupeve të konsumator­ëve fundorë (Q), përfshirë klientët familjarë dhe klientët e jo familjarë, të cilëve do t’u kërkohet të paguajnë detyrimin e e energjisë së rinovueshm­e, duke përllogari­tur totalin e konsumit të energjisë elektrike në kËh për grupet përkatëse të konsumator­ëve fundorë për periudhën respektive. Pas përcaktimi­t të detyrimit duke respektuar formulën e Entit metodologj­ia nënvizon se çdo faturë e energjisë elektrike e faturuar nga furnizuesi i energjisë elektrike për një konsumator fundorë do të përfshijë detyrimin e energjisë së rinovueshm­e të faturuar shprehimis­ht nga furnizuesi i tyre i energjisë elektrike. Deri në krijimin e OER këtë rol do ta luajë Furnizuesi i Tregut të Lirë. Prodhuesit me përparësi ndërkohë do të kenë detyrimin që brenda datës 1 shtator të çdo viti të dërgojnë një parashikim vjetor të vëllimit të energjisë elektrike që pritet të gjenerohet nga burimet e rinovueshm­e./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania