Gazeta Shqiptare

Sa e djathtë është apo mund të jetë PD-ja dhe disa arsye mbi krizën e rëndë

- Nga Fitim Zekthi

Në qoftë se dikush nuk ka ide, nuk ka bindje të caktuara politike atëherë ai kur hyn në politikë nuk ka asnjë referencë dhe ai lëviz, është në gjendje të lëvizë në çdo drejtim, të bëjë çdo akt që I çon përpara atij interesa krejtësish­t personale. Ideja politike, bindjet janë arsyeja dhe mjeti I vetëm që mund ta bëjnë dikë tu përmbahet disa qasjeve dhe disa parimeve, të luftojë për diçka ose për shumëçka që nuk është interes I tij I I vogël apo I ulët personal.

Politika shqiptare ka vuajtur vazhdimish­t nga njerëz që nuk kanë ide politike apo nuk I bartin këto si gjëra të brendësuar­a që përbëjnë element të fortë identitar për ta. Kjo ka bërë që shumë njerëz, deputetë, kryeminist­ra apo ministra, ish ministra apo ish kryeminist­ra të shfaqen herë si të djathtë herë si të majtë, herë si socialdemo­kratë herë si konservato­rë, herë si liberalë herë si progresitë, herë si komunistë dhe herë si antikomuni­stë. Inkoherenc­a e tyre ka qenë dhe është monumental­e. Për një gjë janë të majtë për diçka tjetër po këta njerëz janë të djathtë. Për një gjë janë konservato­rë dhe për një gjë tjetër komplet liberalë.

Kjo gjë ka bërë që politika, debati politik dhe veprimi politik të jetë krejtësish­t i shfazuar, I dalë nga binarët, kaotik, agresiv, me fjalor nga më të ulëtit, me sharje dhe shpifje nga më të poshtrat. Ajo që I udhëheq është vetëm interesi dhe asnjë lloj ideje, asnjë lloj bindjeje e cila do të mund ti kufizonte të silleshin sipas një morali apo parimi të caktuar politik I cili do të ishte pasojë e këtyre ideve.

Ajo që njihet si e djathta në Shqipëri, ajo që gjendet e lidhur me ose pas të djathtës është pak a shumë Partia Demokratik­e. Kjo parti, ky formacion politik jo vetëm është në një krizë të thellë. Ajo ka qenë gjithnjë e mbushur me inkoherenc­a, e mbushur me mungesa të rënda idesh, e populluar nga politikanë dhe drejtues politikë që nuk kanë dëshmuar kurrë se bartin ide, se I kanë ato vokacion dhe se identiteti­n dhe sjelljen e tyre e ndërtojnë nga këto ide.

Gjendja e rëndë sot e Partisë Demokratik­e vjen pikërisht nga ky fakt. Kjo gjendje është ngjizur dhe rritur gradualish­t derisa tan I ka shpërthyer. Gjendja e rëndë e PD-së vjen bash nga të qenit e saj nën kontrollin e njerëzve që veprojnë dhe udhëhiqen vetëm nga epshi, vetëm nga oreksi, vetëm nga interesi I vogël dhe I ulët dhe nga asnjë ide politike dhe asnjë bindje ideologjik­e. Lëvizja e Foltores e nisur në vitin 2021 nga Sali Berisha është kulmimi i kësaj qasjeje, i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania