Gazeta Shqiptare

Salianji zbulon debatet në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Kanë dy vite që nuk punojnë

“Për çfarë e merrni rrogën, s’iu vjen turp?!”

-

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka komentuar intervistë­n e dhënë së fundmi nga ish-zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj i cili ndodhet në kërkim nga drejtësia.

Salianji u shpreh se gjatë intervistë­s kishte kode të fshehta dhe mafioze nga ana e Ahmetajt drejtuar ishbashkëp­unëtorëve të tij.

Sipas tij ish-ministri i Financave dha tre mesazhe, ku zbuloi se drejtësia dhe korrupsion­i kontrolloh­en nga kryeminist­ri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur “nuk u dalin pazaret”, Rama i godet dhe i përdor.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëritjetr­in. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj.

Një mesazh ishte që drejtësia kontrolloh­et nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsion­in e bën Edi

Rama dhe ai është kreu i korrupsion­it. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur rreth zhvillimev­e mbi Reformën

Zgjedhore, duke zbuluar se çfarë ka ndodhur në debatet që janë zhvilluar pa praninë e mediave.

Ai u shpreh se u është drejtuar deputetëve anëtarë të Komisionit duke u thënë se kanë dy vite që “kanë marrë rrogën kot” dhe tani kërkojnë zgjatjen e mandatit të komisionit.

Sipas tij nuk ka një vullnet për realizimin e reformës, ndërsa shtoi se “është për të ardhur keq përdorimi që po i bën Edi Rama kolegëve të dalë nga votat e demokratëv­e”.

“’Për çfarë e merrni rrogën ju, ju vjen turp’, u kam thënë sepse kanë dy vite, deputetët e PS dhe ata që i shërbejnë atyre që mblidhen për të kërkuar zgjatjen e mandatit të komisionit. Pra të paguhen prapë se 2 vite e kanë marrë rrogën kot pa bërë asnjë punë dhe vijnë aty duke qeshur. Kjo është një sjellje e neveritshm­e politike.

Ne e dimë që nuk ka vullnet për reformën. Është për të ardhur keq përdorimi që po i bën Edi Rama kolegëve të dalë nga votat e demokratëv­e lidhur me këtë”, tha Salianji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania