Gazeta Shqiptare

U vra 2 muaj më parë në burgun e Peqinit/ Familja refuzon të tërheqë trupin e Arben Lleshit, do ta varrosë bashkia

-

TIRANË- Dy muaj pas ekzekutimi­t të Arben Lleshit brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, familja e tij ka refuzuar të tërheqë trupin për shkak të frikës nga hakmarrja. Sipas “News24”, ceremonia e varrimit do të kryhet nga bashkia. Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë kërkesë në Prokurorin­ë e Elbasanit për nisjen e procedurav­e. Mësohet se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokuroris­ë me kërkesë për leje për të vijuar procedurat për varrimin. Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit tha se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit. Ky i fundit u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja. Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuaj­tësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifiko­jë urdhëruesi­t. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqoriento­n në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësis­ht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallar­ët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësis­ht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallar­ëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania