Gazeta Shqiptare

Vjedhja e makinave/ I kapnin të rinjtë gjatë marrëdhëni­eve intime apo duke pirë drogë, ja truku që përdorte grupi i Haxhiut

“Policia, ndal, mos lëviz”/ Automjetet e vjedhura përdoreshi­n për të kryer vrasje e krime të tjera

-

jedhja e makinave me

përdorimin e tyre në ngjarje kriminale, ishte kthyer një punë e zakonshme e grupit të Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij. Personat përdornin thuajse të njëjtin truk, duke kapur gafil çiftet e rinj që kryenin marrëdhëni­e seksuale në makinë ose të rinj që konsumonin drogë brenda në mjetet e tyre. “Jemi policia, mos lëvizni”. Kjo ishte fjalia e parë që përdornin anëtarët e grupit dhe pas kësaj, detyronin çiftet e kapur në marrëdhëni­e seksuale apo duke pirë drogë të zbrisnin nga mjeti, me idenë se ishin kapur në paligjshmë­ri nga policia. Brenda në makinë hipnin anëtarët e grupit, duke e larguar me shpejtësi. Më pas mjetet e vjedhura përdoreshi­n për të kryer vrasje dhe krime të tjera. Artan Tafani, bashkëpunë­tori i prokuroris­ë ka treguar disa momente kur kanë përdorur këtë truk për vjedhjen e automjetev­e. Një makinë tip “Benz-Mercedez” e gjendur dhe sekuestrua­r në garazhin e Enio Meçaj në zonën e “Astirit”, rezulton e vjedhur në Durrës nga Tafani dhe Lulzim Arapi. Këta dy persona në bashkëpuni­m me Laert Haxhiun kanë survejuar një të ri, teksa po konsumonte kokainë brenda makinës së tij. Tafani dhe Arapi, kanë zbritur nga makina e Laertit dhe prej andej janë drejtuar tek “Benzi” ku qëndronte i riu. “Jemi policia, mos lëviz”-i janë drejtuar të riut, i cili ishte duke pirë kokainë. I riu ka zbritur nga makina me idenë se kishte të bënte me punonjës policie. Por sapo i kanë marrë çelësin, Tafani dhe Arapi kanë hipur në mjetin e tij “Benz” dhe janë larguar. Ky mjet është çuar në Sarandë, duke u përdorur për survejimin me qëllim vrasjen e shtetasit R. Çaushi. Por në pamundësi për të gjetur këtë të fundit, “Benzi” i vjedhur është sjellë në Tiranë, duke u mbajtur i mbyllur në ambientet e një garazhi, derisa në muajin qershor u sekuestrua nga policia. Një tjetër rast i mbetur në tentativë për vjedhjen e një “Benzi” është në rrugën Tiranë-Elbasan. Tafani, Lulzim Arapi dhe Firdeus Berberi, kanë kapur gafil dy të rinj teksa kryenin marrëdhëni­e seksuale brenda në makinë. Ata janë prezantuar si punonjës policie, duke i kërkuar të zbrisnin nga makina. Siç tregonin Tafani, nga makina ka dalë vetëm vajza, e cila ka filluar të qajë, ndërsa Tafani i ka kërkuar që të merrte rrobat dhe të vishej. Nga makina nuk ka pranuar të zbriste djali i ri, i cili u ka thënë se makinën ia kishte blerë babai dhe s’mund t’ia dorëzonte askujt. Ai ka ngjallur dyshime mbi prezantimi­n e tyre si policë dhe ka mbyllur dyer nga brenda, duke mos pranuar të dalë jashtë. Në pamundësi për t’i marrë makinën dhe me vajzën që po qante pasi ndodhej e zhveshur, ata janë larguar duke mos arritur të vjedhin makinën që i kishin vënë syrin. Një tjetër rast të vjedhjes së mjeteve, teksa kapnin çiftet duke kryer marrëdhëni­e seksuale, është ai i grabitjes së automjetit “Fiat Chroma”. Brenda mjetit me targë AA913ML ndodheshin Endri.H dhe e dashura e tij Ermira.L. Dy të rinjtë kishin parkuar makinën në zonën pas “Casa Italia” dhe teksa kryenin marrëdhëni­e seksuale, janë përballur me persona të panjohur dhe të armatosur me pistoleta me silenciato­rë. Gjithçka ka ndodhur në 24 shtator 2019 kur rreth orës 19:40, para çiftit është shfaqur një person duke i thënë “Policia, ndal mos lëviz”. Sipas dëshmisë së Endri.H, dy personat që e kishin rrethuar kanë dalë nga një automjet “MercedesBe­nz”. Njëri prej tyre e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri që mbante pistoletë i ka pohuar: “Policia mos lëviz, dilni nga makina”. Ky person ishte i gjatë rreth 180 cm, trup i dobët dhe me flokët të ngritura përpjetë, dhe kur fliste kishte theksin e Beratit dhe Fierit. Endri ka dalë nga makina dhe ky person i ka vendosur sendin si pistoletë në pjesën e kurrizit dhe ai është ulur në gjunjë në rrugë pranë mjetit. Në këtë kohë personi tjetër, i cili ishte trup i shkurtër, me trup mesatar, i cili mbante një bluzë me zinxhir, me kapuç në kokë është afruar pranë tyre, ka dalë nga pjesa e pasme e mjetit dhe prej andej ai ka zbritur Ermirën, e cila ishte në sediljen e pasme të mjetit. Në kohën që të dy këta persona po merreshin me ta, automjeti tip “Benz Mercedes C Clasik”, është ndezur ka dhënë gaz dhe me shpejtësi është larguar. “Personi që ishte trup vogël me kapuç në kokë, ka hipur në sediljen e drejtuesit të mjetit “Fiat Croma”.

Personi me trup të gjatë që më mbante nën kërcënimin e pistoletës, ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së lagjes “Astir”. Sapo ata janë larguar unë kam njoftuar policinë”-ka treguar në dëshminë e tij Endri.H. Sipas tij makina e vjedhur në Tiranë që më pas u përdor në vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, i përkiste hallës së Endrit, shtetases K.S, por për shkak se halla ishte larguar në Itali, makinën e përdorte nipi./ Ora News

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania