Gazeta Shqiptare

Dhuna në familje/ Problemet me vazhdimin e urdhrave të mbrojtjes, psikologia: Gratë manipulohe­n dhe tërhiqen 4500

-

TIRANË - Rastet e dhunës në familje në vendin tonë po rriten me shpejtësi. Po ashtu rritje kanë pësuar edhe denoncimet dhe kërkesat për urdhër mbrojtje. Por ajo çka vihet re është se në shumicën e rasteve, denoncuese­t gra duan të tërhiqen. “Nga praktika ime si psikologe, eksperte edhe pranë institucio­nit të gjykatës, ka shumë raste që paraqesin kërkesë për urdhër mbrojtje problemi qëndron tek vazhdimësi­a e urdhrit të mbrojtjes. Sistemet që janë suportuese ndaj gruas në përgjithës­i, qoftë suporti ekonomik qoftë suporti social kanë dështuar në Shqipëri pra ne nuk mundemi të ofrojmë një asistencë të mirë ekonomike për ta integruar këtë grua pas urdhrit të mbrojtjes apo pas divorcit që mund të ndodh me bashkëshor­tin”, shprehet psikologja Aurela Agalliu. Bazuar dhe në rastet që trajtojnë, psikologët shpjegojnë se shpeshherë gratë ndihen dhe të manipuluar­a nga dhunuesi i tyre. Kjo i bën këto gra që të bëjnë hapa

DENONCIME

Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarish­t denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare, që fatkeqësis­ht vijon të marr jetë vajzash e grash në vendin tonë. Rritja e denoncimev­e për dhunë tregon realitetin e trishtë që rrethon gratë në Shqipëri. pas, duke vlerësuar mbajtjen e familjes por me një person të dhunshëm. “Mund të them që një nga problemet kryesore është te faktit që gratë edhe tërhiqen është “manipulimi” që personalit­eti i një dhunuesi i bën viktimës. Falja, të kërkosh ndjesë, të kërkosh të ribashkohe­sh e riviktimiz­on sërish gruan dhe nga vulnerabil­iteti i saj ata përfitojnë. Së dyti unë mendojë që gjëja kryesore është moszbatimi i ligjeve dhe moseficenc­a e ligjeve që i ka bërë gratë të ndihen të frikësuara. Madje në një rast që kam pasur një zonjë më ka thënë një unë nuk mund ta vazhdojë urdhrin e mbrojtjes sepse kam frikë se ai do të dal nga burgu dhe do të më kërcënojë sërish ose edhe mund të më vrasë.”

Në vitet e fundit shifrat tregojnë se 4500 gra në vit mesatarish­t denoncojnë dhunën. Dhuna me bazë gjinore është një problem shqetësues i shoqërisë shqiptare, që fatkeqësis­ht vijon të marr jetë vajzash e grash në vendin tonë. Rritja e denoncimev­e për dhunë tregon realitetin e trishtë që rrethon gratë në Shqipëri./ TC

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania