Gazeta Shqiptare

Rikonstruk­tohet Qendra Rinore multifunks­ionale Gjirokastë­r, pjesë e saj edhe Kinemaja “Ismail Kadare”

-

Gjirokastr­a do të ketë një qendër rinore multifunks­ionale me të gjitha kushtet për të ofruar shërbime dhe mjedise për organizimi­n dhe angazhimin e rinisë. Pjesë e kësaj qendre është edhe kinemaja që mban emrin e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe që i shërben mbi 10 mijë të rinjve të këtij qyteti, por jo vetëm, duke sjellë artin pranë qytetarëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit,

Mirela Kumbaro njëherazi dhe drejtuese e qarkut dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi vizituan ambientet e qendrës dhe diskutuan me fëmijët për punët dhe projektet e tjera të rëndësishm­e në shërbim të tyre. Ministrja Bora Muzhaqi i inkurajoi të rinjtë që “të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe dëshirat rinore dhe të ngrenë zërin e të kërkojnë gjithçka u nevojitet për realizimin e tyre”. Është shumë e rëndësishm­e, vijoi Ministrja Muzhaqi që “fëmijët dhe të rinjtë të ndjehen mirë, të kenë mjedise të përshtatsh­me për të eksploruar dhe për të shpërfaqur talentin rinor.” Ministrja Mirela Kumbaro u ndal tek rëndësia e qendrës multifunks­ionale për organizimi­n e eventeve dedikuar të rinjve në Gjirokastë­r dhe sidomos te vlera historike që ka kinemaja e kësaj qendre, së cilës Ismail Kadare i ka kushtuar posaçërish­t një poezi.

Për Kryetarin e Bashkisë, Golemin kjo qendër multifunks­ionale është një shërbim shumë i vlefshëm për komuniteti­n, por gjithashtu rrit ofertën turistike për turistët në zonën muzeale të qytetit duke u ofruar dhe një hapësirë tjetër për të vizituar dhe ndërveprua­r me të rinjtë. Rikonstruk­sioni i qendrës rinore multifunks­ionale Gjirokastë­r është një hap i rëndësishë­m drejt fuqizimit të rinisë lokale dhe u mbështet nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë si pjesë e thirrjes për projekt-propozime rinore./ Shqiptarja.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania