Gazeta Shqiptare

Basha: Shqiptarët janë lodhur nga fjalët boshe! Beteja jonë për të ardhmen e fëmijëve

“Demokratët nuk u bënë pjesë e përçarjes”

-

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me demokratët e degës 12 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha tha se demokratët injoruan thirrjet për përçarje brenda PD dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit. Sipas tij, shqiptarët janë ngopur me fjalët boshe të kësaj qeverie, ndërsa u shpreh se ata duan shpresë. Basha tha se betejën nuk e bëjnë për veten e tyre, por për fëmijët e Shqipërisë dhe për të ardhmen e tyre. “Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratik­e dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion. I kemi sytë plotë gëzim, sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgimi­në politike të Partisë Demokratik­e, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari. Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativ­ës, alternativ­ë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problemati­kave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentim­it për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencion­et shtetërore, kanë në krah infrastruk­turën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me grosistët për të sjell mallrat e skaduara që konkurrojn­ë djersën e fermerëve. Dhe këtu shikon fermerin e rrënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i kthehen në bekim, i janë kthyer në borxh”,-tha Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania