Gazeta Shqiptare

Megaoperac­ioni ndërkombët­ar antidrogë “Muratori”, arrestohen 67 persona në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera

“Janë sekuestrua­r 30 shoqëri tregtare në vend si dhe 5 milionë euro pasuri nga krimi” SPAK: U goditën 4 grupe kriminale që trafikonin kokainë, heroinë dhe hashah. E kishin shtrirë aktiviteti­n në të gjithë Europën

-

Katër grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane, u goditën gjatë operacioni­t ndërkombët­ar të koduar “Muratori”, i cili u realizua nga SPAK në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Firences dhe në koordinim me EUROJUST. Në operacioni­n e Interpol, Europol, dhe Eurojust u arrestuan 67 persona të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandalue­se në Itali. Mësohet se rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta. Pas dy vite hetimesh, operacioni në fjalë çoi në sekuestrim­in e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestrua­r: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri të paluajtshm­e. Operacioni i koduar “Muratori” çmontoi një organizatë të strukturua­r kriminale të natyrës transnacio­nale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë të lëndëve narkotike në Firence. Në një konferencë të përbashkët me prokurorët e antimafias, prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha kishin dokumentua­r veprimtari­në e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktiviteti­n e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderue­shme lëndës narkotike. Veç arrestimev­e anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestrua­r dhe pasuritë e vendosura në Shqipëri mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e 18 pasuri të paluajtshm­e. Në kuadër të këtyre hetimeve është dhe operacioni i ndërmarrë më 27 qershor 2023 kur në Shqipëri u arrestuan 21 persona që trafikonin lëndën narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Itali e BE. Mes të arrestuarv­e ishte dhe një polic i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni.

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistrua­r për veprat penale të “Trafikimi i narkotikev­e”, kryer në formën e posaçme të bashkëpuni­mit atë të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”,

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroris­ë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetës­imin e EUROJUST. Autoritete­t italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetje­n e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe

ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandalue­se në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta. Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrim­in e një sasie narkotikës­h me vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrim­in e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestrua­r: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshm­e. Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacioni­t për të mbështetur autoritete­t kombëtare me masat e tyre hetimore. Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetje­n e autoritete­ve

të mëposhtme: Itali: Zyra e Prokuroris­ë Publike të Firences; Korpusi i Karabinier­ëve me mbështetje­n e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane, Shërbimi i Bashkëpuni­mit Ndërko

mbëtar Policor; Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion­it (SPAK); Policia e Shtetit; Agjencitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania