Gazeta Shqiptare

Shpërthimi tek noteria në ish-Bllok/ Policia: 3 të ndaluar dhe 2 në kërkim, po punohet për të zbuluar porositësi­n

-

TIRANË - Tre anëtarë të një grupi që kryenin shpërthime kundrejt pagesës në biznese janë arrestuar nga uniformat blu, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet se ata qëndrojnë pas dy shpërthime­ve që kanë ndodhur në një lokal në Tiranë më 5 tetor 2023 dhe në një zyrë noteriale në ish-Bllok më 30 janar 2024. Në pranga kanë rënë 33-vjeçari Real Zefi, banues në Shkodër; 33-vjeçari Korrado Katana, banues në Durrës; dhe 36-vjeçari Eno Flamuraj,banuesnëKo­rçë.Sipasunifo­rmave blu, këta persona e kanëvendos­urlëndënek­splozive, kundrejt pagesës, ndërsa ende nuk dihet se kush janë porositësi­t e dy shpërthime­ve me tritol në kryeqytet. Arrestimi i tyre u krye nga strukturat hetimore të Komisariat­it të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacioni­t të koduar “Porosia”. Para gazetarëve drejtori Tonin Vocaj informoi se ngjarja është dokumentua­r me prova ligjore dhe zbulon si kanë vepruar. “Shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana” u shpreh Vocaj. Bëhet fjalë për një krim me pagesë. “Nga hetimi i deritanish­ëm dhe analiza e autorëve ka rezultuar se kanë kryer këtë kundrejt pagesës vijon puna hetimore për të evidentuar porositës”, u shpreh Tonin Vocaj. Ndërkohë, Policia po vijon punën hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentim­in e veprimtari­së kriminale të porositësv­e. Zyra noteriale ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të shtetases E. Dauti, ndërsa lokali në pronësi të shtetases me iniciale Sh.Gj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania