Gazeta Shqiptare

Rritja e tarifës për patentën/ Autoshkoll­at hidhen në protestë, bojkotojnë punën në Tiranë dhe Elbasan

-

TIRANË/ ELBASAN Shoqata Kombëtare e Autoshkoll­ave zhvilloi dje një protestë lidhur me kërkesat e tyre pas ndryshimev­e të fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatj­es së tyre. Përfaqësue­s të shoqatës thanë se këto ndryshime kanë shtuar shpenzimet e autoshkoll­ave dhe se ata nuk janë dakord. Protesta u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ku u deklarua se me këto ndryshime janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshj­et e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastruk­turës.

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformi­m në kohën e duhur si grup interesi që janë, para se vendimi të merrej nga institucio­net përkatëse dhe se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta. Mësohet se bojkoti në të gjitha drejtoritë ishte vetëm për ditën e djeshme. Ata lanë një afat deri në fundjavë, dhe nëse nuk merren masa, do të ketë një protestë të shtunën para kryeminist­risë ku do të vijnë autoshkoll­at e vendit dhe do të ketë një përshkallë­zim të protestës së tyre. Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj,

Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmëri­së së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos. Teksa ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi, Shoqata e

Autoshkoll­ave në Elbasan është hedhur në protestë. Ata bojkotuan punën duke mos u paraqitur në provimin e testimit. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti tinëzare vendimin e ministrisë së linjës për të rritur tarifat e patentës,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania