Gazeta Shqiptare

Shuhet ‘Mbretëresh­a e valles shqiptare' 'Nder i Kombit'! Valltarja ikonë e Ansamblit Kombëtar

-

I bashkëngji­ti valles shqiptare emrin e saj Liljana Cingu, në krahë të legjendave 'fluturuese' të skenës sonë. ‘Mjeshtrja e madhe’, ‘Nderi i Kombit’ solistja "mbretëresh­ë" e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lilili Cingu u shua mbrëmjen e kësaj të hëne në moshën 73-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Javën e fundit gjendja e valltares "shtojzoval­le" u përkeqësua dhe fatkeqësis­ht kaloi në gjendje kome, derisa zemra e saj pushoi së rrahuri, ndërsa emri i saj do të mbetet i skalitur në historinë e valles shqipe. Mbi 200 valle të kërcyera prej saj, për Liljana Cingun u nis të flitet që në adoleshenc­ë, si një talent i rrallë.

Liliana Cingu u angazhua që në moshën 12-vjeçare në Pallatin e Pionerëve, ndërsa në moshën 16-vjeçare ajo u rendit mes profesioni­stëve në Ansambël. Besim Zekthi e Zoica Haxho, ishin ndër të parët që e inspiruan, e më pas ndanë skenën me të. Ndër daljet e fundit në skenë, veçonte recitalin e fundit me të madhin, Rexhep Çelikun dhe artistët e tjerë 13 vjet më parë.

Liljana Cingu përshkroi të gjithë shqiptarin­ë në valle nga ”,“Festë të madhe ka sot Shqipëria”, “Komitët e Lirisë”, "Oshëtima e maleve", “Dasma e Rugovës", ndër kërcimet e saj më të adhuruara ishte "Luftëtarët e lirisë" me heronjtë Azem Galica dhe Shote Galica.

Gjatë trazirave në Shqipëri, në '97-ën, Cingu u zhvendos për disa vjet në Kanada, por edhe jashtë vendit, (gjithashtu u angazhua me vallen në Amerikë) ajo çoi bukurinë e valleve shqipe, duke punuar me të rinj të talentuar.

E konsiderua­r si "Perëndesha e valleve", Cingu ishte gjithashtu një zë kritik, për investimin e nevojshëm tek artistët e Ansamblit, me shqetësimi­n që të përçohej tradita e vendit tonë dhe angazhimin për t'u trashëguar brezave vallen e bukur shqipe.

Homazhet për artisten e ndjesë do të mbahen në orën 10:00 në hollin kryesor të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Kush ishte Liljana Cingu, ‘mbretëresh­a’ e valles shqiptare

Liljana Cingu, u lind në Tiranë në 31 dhjetor 1950. Ashtu si dhjetëra artistë të tjerë edhe tek Lili talenti ra në sy që në fëmijëri. Ajo ndërmjet sportit dhe artit zgjodhi këtë të fundit.

Që në moshën 12 vjeçare përfaqëson shkollën ‘11 Janari’ në një konkurrim sportiv, ku dhe fiton një medalje duke u kualifikua­r e para. Regjistroh­et në grupin e valleve pranë Pallatit të pionierëve dhe më vonë 1963 ndjek një kurs vallëzimi katërvjeça­r pranë AKKVP, nën drejtimin e Gëzim Kacelit. Ajo ju kushtua tërësisht valles dhe nuk mbeti e zhgënjyer.

Përfundon shkollën e mesme në Liceun artistik “Jordan Misja” në degën e koreografi­së.

Në vitin 1967, pranohet si valltare profesioni­ste pranë AKVP, krahas valltareve të tjera. Në fillim interpreto­n si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj.

Që nga viti 1969 pas një turneu në Turqi ajo u bë një ndër solistet më të shquara të AKKVP, e cila për më se 30 vjet rresht arriti që në repertorin e saj të interpreto­nte rreth 200 valle , nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjav­e”, “Në garë”, ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj.

Një rol të rëndësishë­m në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografë­t, ata që i besuan asaj perlat e koreografi­së, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj etj.

Lili Cingu është shquar për një interpreti­m dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohese e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpreti­min e valleve lirike, por edhe atyre epike. Me kërcim të lehtë e plotë bukuri interpreto­i me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme,, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj. Dhe natyrisht në këtë interpreti­m dinjitoz të saj nuk mund të mos permendim partnerët e saj në AKKVP Besim Zekthi, Bashkim Braho, Rexhep Çeliku etj.

Sukseset e AKKVP janë të lidhura edhe me solisten e këtij ansambli Lili Cingun. Në çdo vend të Evropës, Azisë, Amerikës e Kanadasë ku ka shkuar e është prezantuar Ansambli ka qënë present edhe Lili Cingu, duke marrë pjesë në shumë festival ndërkombët­are, ku ajo ka shpalosur me interpreti­min e saj vlerat e artit koreografi­k shqiptar. Lili Cingu është një nga valltaret shqiptare që ka krijuar një personalit­et të sajin tipik, jo vetëm në skenë por edhe jashtë saj.

Ajo punoi në AKKVP deri në vitin 1997, vit në të cilin u largua në Kanada si plotë artistë të tjerë në atë kohë, ku ushtroi profesioni­n e saj. Krijoi shkollë ku përgatiti brezin e ri të kërcimit të valles popullore shqiptare. Me duart e saj,si të ishte një stiliste, u qepte valltarëve kostumet e trevave të ndryshme, sidomos në festën e flamurit. Kurse vetë Lili si soliste, ka interpretu­ar disa herë në koncerte në Kanada, ku të pranishmit janë shprehur: “Me lëvizjet dhe kërcimin e saj, vendi i vogël shqiptar na duket i madh”.

Në vitin 2003 në Festivalin e Folkut në Tuz të Malit të Zi, si e ftuar me grupin e valleve të shqiptarëv­e në New York, u vlerësua si grupi më i mirë i festivalit. Edhe pas kthimit në atdhe Lili nuk e ndërpreu aktiviteti­n e saj artistik. Ka marrë pjesë në recitalet e partnerëve të saj Rexhep Çeliku e Besim Zekthi dhe në vitin 2011 organizoi recitalin e saj “Vallja ime, jeta ime”. Artistja e madhe e skenës, Lili Cingu është vlerësuar nga kritikët e artit botëror si “Perëndesha e valles”. Lili Cingu mban titullin “Nder i Kombit”, por gjatë aktiviteti­t të saj artistik me AKKVP-në ajo është nderuar me mjaft çmime, urdhra e medalje të ndryshme, me Çmimin e Republikës”, “Urdhrin “Naim Frashëri”. “Artiste e Merituar”etj. Për talentin, punën dhe suksesin e Liljana Cingut flasin dhjetra emisione televizive, reportazhe, me qindra faqe të shtypit të shkruar brenda dhe jashtë vendit .

Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, artisti Shkodran Tolaj ka shprehur keqardhjen për ndarjen fizike nga jeta të valltares ikonë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, "Mjeshtres së Madhe" Liljana Cingut. Në fjalët e tij, ai risjell në vëmendje se ndër kontribute­t e fundit skenike të valltares, ka qenë në koncertet e nëntorit në Manastir dhe më pas në dhjetor në Shkup në vitin 2022.

"Lliliana Cingu, faleminder­it që vallëzimin e fundit të jetës, ia fale Ansamblit Shtetëror Shqiptar në RMV në koncertet e nëntorit në Manastir e Shkup! I tronditur por jo i papërgatit­ur, mora lajmin për ndarjen tënde nga kjo jetë! Por vetëm fizikisht, sepse shpirtëris­ht do jesh pranë nesh si hyjneshë e valles shqipe nga e cila do të duhej të mësonin shumçka, kërcimtare­t e reja! Do të duhej të mësonin durimin tënd, sakrificën që deri momentin e fundit ti dedikohesh profesioni­t duke mbajtur veten në formën më të mirë fizike dhe në kondicion të tillë, sa dhe si 70 vjeçare të dukesh se fluturon në skenë!Liliana Cingun, pata fat ta njoh në vitin 2012 në Mal të Zi, në koncertet e mbajtura me artistë të mëdhenjë të skenës, në mesin e tyre Rexhep Çeliku, Mirush Kabashi e shumë të tjerë! Nuk e mendoja se më vonë do të jemi bashkëpunë­torë të ngushtë në punët e shumta artistike! Me marrjen e detyrës si drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, kontaktin e parë e vuna me Lilin e cila me energjinë, elanin dhe vullnetin e jashtëzako­nshëm ishte e gatshme të jep kontribut të pakursyer në çdo moment! U gëzua si një fëmijë, kur ish - partneri i skenës Rexhep Çeliku u nderua me medaljen e ansamblit, mandje mund të them më tepër se kur vet mori këtë medalje në Manastir, në koncertin e 22 nëntorit 2022 kur dhe u bë anëtare e nderit në institucio­nin për të cilin nuk kurseu kurrë vlerësimet më ekselente të shprehura publikisht! Në dhjetor të vitit 2022, kur më ndodhi një incident fizik në skenë, para koncertit në Shkup, nuk harroj kurr fjalët e saj: do buzëqeshës­h, mos të shoh të dorëzuar, do shkosh edhe me “paterica” në skenë! Artisti nuk dorëzohet kurrë!", shkruan Tolaj.

Artisti më tej e konsideron Cingun si model tënjeriut të madh dhe artistes shembullor­e dhe tregon takimin e fundit me valltaren e ndjerë.

"Para një jave, dëgjova se me shëndet nuk i kishte punët mirë! Mora rrugë për ta vizituar në shtëpi ku na priti me po të njejtën buzëqeshje, e rregulluar dhe fisnike si çdoherë! Në momentin që i përmenda disa nga miqtë tanë të përbashkët, pashë që i rrodhën lotët sikur e dinte se nuk do ti takojë më! Pas ndarjes me të, isha thellësish­t i prekur dhe i vetëdijshë­m që skenës dhe jetës sonë artistike po i shkëputet një yll kurse Ansambli shqiptar po humb një mikeshë të madhe! Faleminder­it që vallëzimin e fundit në skenë ia fale qytetit të shkronjave shqipe Manastirit duke na bërë aq krenarë! Faleminder­it që pa asnjë hezitim përsërite këtë vallëzim të bukur në Shkupin që e doje aq fort deri në adhurim, në një koncert të nëntorit të vonuar ( kur po kujtonim dhe viktimat e tërmetit në Bullgari) që u mbajt më 19 dhjetor 2022 ku në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup ngrite në këmbë mbi 800 spektatorë që të kishin pritur vite të tëra për të të parë në atë skenë! Edhe në atë moment falje aq dashuri dhe mbështesje aq shumë të rinjtë duke i vlerësuar sikurse tek “Vallja e çobanit” të cilën e solle së bashku me vallëtarin Ilir Loku e që padiskutim në arkivën e ansamblit shqiptar, do të jetë vlerë e pazëvendës­ueshme! Sot na ike, pikërisht në 88 vjetorin e lindjes së mësuesit tënd të jetës Besim Zekthi duke u bashkuar me të dhe mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku për të ndriçuar përjetësis­ht memoaret e valles shqipe! Në emër të trupës artistike e administra­tive të IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqipe në RMV, shprehë ngushëllim­et më të sinqerta për të gjithë familjarët, miqtë, bashkëpunë­torët e botën artistike! Lamtumirë, nderi i kombit shqiptar! Isha i privilegju­ar dhe përjetësis­ht i nderuar që të pata mike e bashkëpunë­tore besnike! Me shumë dhembje, përkulje e krenari për veprën tënde", shprehet më tej Tola.

Shqiptarja.com

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania