Gazeta Shqiptare

Ngjashmëri të futbollist­ëve shqiptarë me yje ndërkombët­arë

- Nga Eduard Zaloshnja

Një nga bisedat më të shpeshta që bëjnë të apasionuar­it pas futbollit janë ato ku krahasohet një futbollist me një tjetër më të shquar. Më poshtë po ofroj disa krahasime individual­e, të bazuara në dekada të ndjekjes së futbollit shqiptar dhe atij ndërkombët­ar.

Nedim Bajrami – një Platiní shqiptar

Fantazist i shkëlqyer para zonës së rreptësisë, shpërndan topa rrreth e rotull, jep asiste për gol, penetron dhe shënon edhe vetë. I rrezikshëm me goditjet e dënimit. Po vazhdoi si deri më sot, do ta meritojë epitetin “Platinija shqiptar”. Jasir Asani – një Roben shqiptar Majtosh që luan në krahun e djathtë të sulmit, është i paparashik­ueshëm: do të shkojë deri në fundore e do të krosojë, apo do të bëjë një kthese të befasishme majtas, e do të bëjë një gjuajtje të fortë të harkuar drejt portës? Po vazhdoi si deri më sot, do ta meritojë epitetin “Robeni shqiptar”.

Berat Gjimshiti – një Zanetti shqiptar

I gjatë, i shpejtë, i fortë me të dyja këmbët, si edhe me kokë, pozicional në mbrojtje dhe pjesmarrës në sulme, sidomos në gjuajtje standarte të ekipit të tij, Gjimshiti mund të quhet pa frikë Zanetti shqiptar.

Mario Mitaj – një Kabrini shqiptar

I sigurt në mbrojtje dhe shumë kombinativ në daljet përpara, të kujton Kabrinin (kampionin botëror të 1982-shit).

Amir Abrashi – një Tardelli shqiptar

I kudondodhu­r në fushë (gjithnjë rekord për kilometrat e përshkruar­a në ndeshje), Abrashi ishte i gatshëm për të marrë çdo pasim të shokëve, apo për të ndërprerë pasime të kundërshta­rëve. Një bulldog i vërtetë! Në momente decizive, sulmonte me befasi edhe zonën e rreptësisë kundërshta­re…

Arben Minga – një Zlatan shqiptar

Nuk ishte sulmuesi më teknik i brezit të tij, por i gjatë e i fortë si Zlatan Ibrahimovi­çi, i tërhiqte zvarrë mbrojtësit kundërshta­rë, duke shënuar gola me të dyja këmbët, me kokë, me gjoks, e me të tjera… (pyesni mbrojtësit belgë që luajtën kundër tij më 1984, të tregojnë se ç’hoqn me të).

Sul Mema – një Pirlo shqiptar (ose Modriç, ose Çalhanoglu)

E filloi karrierën futbollist­ike si sulmues, dhe eventualis­ht shkëlqeu si regjizor i mesfushës. Dukej sikur kishte një shqisë të gjashtë, që s’e kishin të tjerët (shihte 360 gradë se ku duhej të pasonte ose se nga mund t’i vinte rreziku mbrojtjes së Tironës). Rreth 90% të goditjeve të dënimit afër zonës së rreptësië i kalonte sipër barrikadës kundërshta­re dhe drejt e në rrjetë!

Fatmir Frashëri – një Trent Alexander-Arnold

shqiptar

Shumë dekada para se të shihte dritën e diellit Trent AlexanderA­rnold, gjërat që bën ky i fundit sot, i bënte dikur Fatmiri. Nuk ishte mbrojtësi më i fortë i Shqipërisë, por shquhej se ishte njëkohësis­ht shumë i mirë edhe si mbrojtës, edhe si sulmues krahu. Një mbrojtës jashtëzako­nisht modern për kohën kur luajti.

(Shënim: Të njëjtat fjalë mund të thuhen edhe për dishepulli­n e tij, Millan Baçin)

Vasillaq Zëri – një Leo Mesi shqiptar

Shumë dekada para se Guardiola ta pozicionon­te Mesin tek Barcelona si një 9-fals, trajneri Jareci e vendosi Zërin në një pozicion të ngjashëm tek Dinamo në vitet 7080. Me një kontroll të habitshëm të topit në zona të ngushta, Zëri triblonte, pasonte e shënonte, sindozot Leo Mesi i ditëve tona…

Panajot Pano

Bakllavaja në fund: E quaj veten me fat që kam arritur ta shoh në stadium Panjotin duke luajtur (edhe pse ishte në vitet e fundit të karrierës së tij të ndritur). Bashkëmosh­tar me Pelènë, Pano shkëlqeu në Shqipëri, ndërkohë që Pelè shkëlqeu në mbarë botën. Në qoftë se Panajoti do të kishte patur mundësinë të luante në arenën ndërkombët­are, kush e di, ndoshta, ndoshta mund të ishte bërë i famshëm ndërkombët­arisht si bashkëmosh­atari i tij…

Shënim1: Për Maradonën nuk gjej dot një krahasim shqiptar – ai i përkiste një planeti tjetër…

Shënim2: Ka edhe shumë futbollist­ë shqiptarë të sotëm e të së shkuarës që mund të ngjasojnë me yje ndërkombët­arë, por sa më e gjatë të bëhet lista, aq më shumë mund të çalojë krahasimi…

– një Pelè

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania