Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ekonomisë miraton ligjin për rikthimin e basteve sportive

Deputetët e mazhorancë­s në Komisionin e Ekonomisë miratuan dispozitat ligjore të qeverisë Rikthehen bastet sportive 5 vite pas ndalimit

-

Komisioni parlamenta­r për Ekonominë dhe Financat miratoi të martën ndryshimet ligjore për rikthimin e basteve sportive online, 5 vite pasi ato u ndaluan me ligj, por lulëzuan në ilegalitet. Propozimet fillestare të qeverisë për ndryshime në ligjin për “Lojërat e fatit” pësuan ndryshime gjatë 4 muajve diskutim në këtë komision dhe pas konsultave mes Kuvendit dhe Ministrisë së Financave. Ndryshimet u miratuan vetëm me votat e deputetëve të PS-së, por deputeti Erjon Braçe shfaqi rezerva për disa nga nenet dhe për mospërfshi­rjen e kategorive të personave që u ndalohet të luajnë. Ai propozoi që të ndalohen të luajnë presidentë­t e federatave të çdolloj sporti dhe vetë lojtarët e sporteve. “Në të gjithë sportet të ndalohen drejtuesit dhe lojtarët”- tha ai duke shtuar se nëse nuk ndodh kjo, atëherë “komprometo­het gara”.

Por kryetari i komisionit Eduart Shalsi sqaroi se nuk ishte arritur dot një formulim juridik nga grupi teknik i punës për kadegoritë që duhej të ndaloheshi­n. “Cenonte disa liri, mund të diskrimino­nim një kategori tjetër”- tha ai duke shtuar se lista e atyre që duhej të ndaloheshi­n dilte shumë e gjatë dhe s’mund të futej në ligj. Por, Braçe këmbënguli se “nuk është diskrimini­m të ndalosh presidenti­n e FSHF të luajë baste, është detyrë”. Neni përkatës përcakton ndalimin për të luajtur të gjitha llojet e lojërave të fatit vetëm për nëpunësit e Autoriteti­t Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit (AMLF) dhe anëtarëve të Komisionit të Liçencave. Ndryshimet e draftit fillestar të qeverisë përfshijnë vendosjen e kritereve kushtëzues­e për të marrë pjesë në garë dhe përzgjedhj­a e fituesve do të bëhet në një garë në formë ankandi.

“Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëv­e të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/

OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëv­e të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 % të aksioneve në shoqëri”thuhet në nenin përkatës.

Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtari­në e kompanisë konçension­are që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qendror të monitorimi­t online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni

i Liçencave nëpërmjet auditimit.

Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”.

Drafti do të kalojë për votim në seancën plenare të enjten ndërkohë që kryetari i Komisionit Eduart Shalsi ritheksoi nevojën e hartimit të një ligji të ri për lojërat e fatit elektronik­e për të formalizua­r më tej tregun. Ky projektlig­j është kundërshtu­ar nga opozita si një rrezik potencial për pastrimin e parave, ndërsa shoqata e basteve shprehu rezerva për lënien jashtë sektorit të kompanive të vjetra që kanë operuar në këtë treg. Me anë të ligjit të ri qeveria tenton ta formalizoj­ë aktiviteti­n e basteve pasi pranoi se nuk e ka kontrollua­r dot funksionim­in e tij në mënyrë të paligjshme gjatë kësaj periudhe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania