Gazeta Shqiptare

Denoncoi se u kanos me jetë dhe siguroi mbrojtje nga KLGJ/ Gjyqtarja merret e pandehur për kallëzim të rremë

“Keni dy fëmijë, si mund të jetoni pa ta”/ Prokuroria: Arnisa Këlliçi e shkroi letrën vetë

-

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kallëzim të rremë pas pretendime­ve të saj se ishte kërcënuar me jetë. Më 20 janar emri i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës iu shtua listës së njerëzve të drejtësisë që merren në mbrojtje pas kërcënimev­e, por hetimet e prokuroris­ë së Tiranës zbuluan se gjyqtarja në fjalë e ka sajuar të gjithë ngjarjen. Nga denoncuese, Arnisa Këlliçi është kthyer në një subjekt hetimi. Prokuroria e Tiranës bëri dje me dije se e ka marrë të pandehur gjyqtaren për veprat penale kallëzim të rreme dhe falsifikim të dokumentev­e, lidhur me denoncimin e bërë prej saj mbrëmjen e 20 janarit në komisariat­in nr.3 të Tiranës ku pretendont­e se kishte marrë me postë një letër kërcënuese ku i kërkohej të mendonte për fëmijët e saj. Burimet pohojnë se gjyqtarja kishte ngritur dyshime se pas kërcënimit fshihej një koleg prokuror.

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor vuri në mbrojtje gjyqtaren dhe familjen e saj, prokuroria nisi hetimet për të zbuluar kush ishin personat që kishin kërcënuar atë. Organi i akuzës mori dëshmi, këqyri e kamerat e sigurisë në gjykatë dhe zyrën e Arnisa Këlliçit, kreu një akt ekspertimi grafik të letrës kërcënuese dhe krijoi bindjen me prova se gjyqtarja e ka shkruar vetë letrën në zarfin që kish vënë mbi tavolinën e zyrës së saj, për qëllime ende të panjohura. Gjyqtarja pretendoi në kallëzimin e rremë se letra i

Ndërsa, Këshilli i Lartë Gjyqësor vuri në mbrojtje gjyqtaren Anisa Këlliçi dhe familje e saj, prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar kush ishin personat që kishin kërcënuar atë. Organi i akuzës mori dëshmi, këqyri e kamerat e sigurisë në gjykatë dhe zyrën e Arnisa Këlliçit, kreu një akt ekspertimi grafik të letrës kërcënuese dhe krijoi bindjen me prova se gjyqtarja e ka shkruar vetë letrën në zarfin që kish vënë mbi tavolinën e zyrës së saj, për qëllime ende të panjohura. Gjyqtarja pretendoi në kallëzimin e rremë se letra i kishte ardhur me postë, ku shkruhej ndër të tjera se duhej të “mendonte për dy fëmijët, dhe se si do mund të jetonte pa ta”. kishte ardhur me postë, ku shkruhej ndër të tjera se duhej të “mendonte për dy fëmijët, dhe se si do mund të jetonte pa ta”. Hetimet për gjyqtaren Arnisa Këlliçi do t’i bëjë prokuroria e Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Tiranë, ka regjistrua­r Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e

Gjyqtarit” parashikua­r nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A.K.

Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisariat­in e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A.K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, dhoma penale.

Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Ndër të tjera, kallëzuesj­a ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën

pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë përdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokuroris­ë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administri­mi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimen­tale, këqyrje dhe sekuestrim­e pranë institucio­neve si dhe kryerja e ekspertime­ve dhe në përfundim është arritur në konkluzion­in, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimi­t grafik, se letra objekt hetimi,

është shkruar nga vetë kallëzuesj­a shtetasja A.K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokuroris­ë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikua­r nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administru­ar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A.K, duke vënë në lëvizje këtë institucio­n, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrat­es A.K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania