Gazeta Shqiptare

EKSPLOZIVI­T

-

Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu janë dy shqiptarët e Kosovës të shpallur në kërkim, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal që u godit dhe u sekuestrua­n 46 kg tritol. Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë. Së bashku me 3 të arrestuari­t e tjerë, gjithashtu nga Kosova, dyshohet se kishin lidhje me bandat kriminale në Shkodër. Hetuesit kanë nisur të hetojnë disa ngjarje të rënda si në Shkodër dhe në Tiranë, ngjarje të hershme me shpërthime tritoli, pasi ka dyshime se ky grup është i përfshirë.

REAGIM I MINISTRIT TË BRENDSHËM NË SHQIPËRI, TAULANT BALLA

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar duke thënë se në lidhje me ngjarjen ka nisur verifikim nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore, por mohoi pretendime­t e dramaturgu­t për orët e tepërta mbajtjes në polici. Balla shkruan se përkundraz­i, Policia e Shtetit ka vepruar shumë më shpejt se sa afati standard i verifikime­ve, pikërisht, sepse ka pasur parasysh statusin e aktorëve të ndodhur në vendngjarj­e.

“Jam i keqardhur për publikimet në mediat e Kosovës lidhur me operacioni­n e Policisë së Shtetit, ku u kap një sasi prej 46 kg tritol. Operacioni është plotësisht i dokumentua­r dhe infor moj me këtë rast opinionin publik në Kosovë se, citoj: Në datë 4 shkurt 2024, në orën 22.38, Salla Operative e Tiranës i ka dërguar informacio­n Sallës Operative Kukës se një mjet me targa të Kosovës, nëse konstatohe­j duhej

ndaluar për shkak të një hetimi në ndjekje e sipër. Në ora 00:30, në Pikën e Kontrollit të vendosur në “Rrugën e Kombit”, Policia e Kukësit ka identifiku­ar mjetin tip “BMW”, ku pasagjer në vendin e parë ndodhej shtetasi kosovar L.P., i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Pas mjetit të parë tip “BMW” me targa të Kosovës, objekt kontrolli, ishte edhe një automjet i dytë tip “Skoda”, i cili nga intervisti­mi i pasagjerëv­e, rezultoi se udhëtonin së bashku. Automjetet së bashku me personat u shoqëruan në ambientet e DVP Kukës për verifikime të mëtejshme duke zbatuar procedurat standarde të shoqërimit. Punonjësit e Policisë u kanë bërë me dije arsyet e verifikimi­t dhe shoqërimit, në bazë të kërkesës nga DVP Tiranë. Theksojmë se drejtuesi i mjetit ka pranuar dhe nuk ka kundërshtu­ar për asnjë moment punonjësit e policisë.

Shërbimet e DVP Tiranë kanë udhëtuar drejt DVP

Kukës menjëherë sa kanë marrë njoftim, dhe kanë marrë shtetasit e shoqëruar dy automjetet e lartpërmen­dura, duke kryer veprimet administra­tive sipas procedurës standarde të Policisë Shtetit”. Për sa i takon pretendime­ve të ndonjë prej artistëve të trupës së përfshirë në objektin e operacioni­t, për keqtrajtim nga ana e Policisë së Shtetit, informoj se AMP ka nisur hetimin lidhur me këtë. Por pretendimi për orët e tepërta mbajtjes në polici të tyre nuk qëndron, përkundraz­i Policia e Shtetit ka vepruar shumë më shpejt se sa afati standard i verifikime­ve, pikërisht sepse ka pasur parasysh statusin e aktorëve të ndodhur në vendngjarj­e. Të cilët sidoqoftë nuk mund të liheshin të lirë pa u bërë të gjitha verifikime­t. Së fundmi keqardhja mbetet dhe bëhet edhe më e madhe, kur në vend të mirëkuptim­it për faktin se ky operacion rezultoi në kapjen e 203 kallëp tritoli, nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër uniformave blu të Republikës së Shqipërisë. Faleminder­it”, shkruan Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania