Gazeta Shqiptare

Vendimi/ Qeveria lehtëson kushtet për investitor­ët në hotele me 4 dhe 5 yje

-

Qeveria ka lehtësuar kushtet për investitor­ët që marrin statusin special për investimet e tyre në struktura akomoduese me 4 apo 5 yje. Një vendim i fundit i miratuar këtë të mërkurë përcakton që investitor­ët me status special, të cilët duhet të kenë një vlerë investimi 8 milionë euro dhe 15 milionë euro sipas kategorisë ku investojnë nuk kanë detyrimin të të paraqesin dokumente mbi menaxhimin e strukturav­e të njëjta në të shkuarën. Sipas vendimit të vjetër qeveria kishte vendosur ndër të tjera kushte të tilla si:

Nëse aplikon për statusin special për 4 yje, të ketë investuar në ndërtimin dhe/ose menaxhon të paktën 5 (pesë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 4 dhe/ose 5 yje nga autoritete­t kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese dhe nëse aplikon për statusin special për 5 yje të ketë ndërtuar dhe/ose menaxhon të paktën 5 (pesë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 5 yje nga autoritete­t kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese; ii) Këto struktura akomoduese janë në pronësinë direkte të aplikuesit dhe/ose operatorit menaxhues ose administro­hen nga ata nëpërmjet kontratave të menaxhimit, të qirasë, të kontratave frachising apo të ngjashme me to; si dhe iii) Strukturat akomoduese ndodhen në të paktën 3 vende të Bashkimit Evropian; apo

iv) Në rastet kur strukturat akomoduese nuk ndodhen në të paktën 3 vende të Bashkimit Evropian, atëherë aplikuesi duhet të ketë investuar në ndërtimin dhe/ose menaxhon të paktën 8 (tetë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 4 apo 5 yje (sipas rastit) nga autoritete­t kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese, të cilat ndodhen në destinacio­ne ndërkombët­are të turizmit. Në vendimin e ri këto kushte nuk janë më por janë përmbledhu­r në pikën (a) duke e riformulua­r se struktura që do të ndërtohet nga investitor­i duhet të “menaxhohet

nga një operator menaxhues, i regjistrua­r si markë tregtare ose i njohur ndërkombët­arisht “brand name” me 4 dhe/ose 5 yje, nga autoritete­t kompetente të vendeve ku ato ndodhen, i lidhur me aplikuesin me një marrëveshj­e të vlefshme gjatë kohëzgjatj­es së statusit” Lehtësohet garancia për marrëveshj­en, të gjithë investitor­ët që arrijnë të marrin statusin duke lidhur më pas një marrëveshj­e për zhvillimin e projektit duhet që të paguajnë një garanci. Më herët me vendimin e vjetër garancia ishte në nivelin 10 për qind të vlerës së investimit. “Sigurimi i marrëveshj­es bëhet, si më poshtë vijon: a) Për hotelet me 4 yje 10% e vlerës 8 milionë euro (800 mijë euro); dhe b) Për hotelet me 5 yje 10% e vlerës 15 milionë euro (1.5 milionë euro)” thuhet në VKM e vjetër të vitit 2018. Në vendimin e ri qeveria sanksionon se “Sigurimi i marrëveshj­es bëhet, si më poshtë vijon: a) Për hotelet me 4 yje për vlerën 240 mijë euro (3% e vlerës dysheme për hotelet me 4 yje prej 8 milionë eurosh); b) Për hotelet me 5 yje për vlerën 450 mijë euro (3% e vlerës dysheme për hotelet me 5 yje prej 15 milionë eurosh)”./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania