Gazeta Shqiptare

Më 16 shkurt çelet thirrja për mbështetje­n e start-up-eve, ministrja Ibrahimaj: Janë 3 mln euro në dispozicio­n për këtë vit

-

Më 16 shkurt çelet thirrja për vitin 2024 për mbështetje­n e start-up-eve. Në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 3 milionë euro për këtë vit, nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 50-80 start-up-e.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en Delina Ibrahimaj deklaroi se do të mbështeten projektet dhe start-up-et e reja në faza të ndryshme zhvillimi, me një masë që varion nga 1.5 milionë lekë në fazën fillestare, deri në 9 milionë lekë në fazën e tretë. “Miratuam një vendim që është shumë i rëndësishë­m për zhvillimin e ekosisteme­ve të start-up-eve. Kjo VKM do t’i hapë rrugë çeljes së thirrjes për vitin 2024, e cila parashikoh­et të çelet në datën 16 shkurt, e cila do të mbështesë start up-et në tre faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Do të mbështes start-up-et që janë në fazën fillestare me një fond maksimalis­ht 1.5 milionë lekësh. Mund të aplikojë çdo individ, i ri, student, nomad digjital, i cili nuk është nevojshëm të jetë i regjistrua­r në qendrën e biznesit, por që ka një ide që do të zhvillojë, dhe që do gjejë financim në një fazë prej 1.5 milionë lekë.

Në fazën e dytë, në fazën e validimit do të mbështeten ato subjekte që kanë minimalish­t një vit që operojnë, pra që kanë dorëzuar një palë pasqyra financiare dhe që kanë krijuar një prototip. Kjo kategori do të mbështetet në masën 4.5 milionë lekë. Ndërkohë që do jetë dhe një kategori e tretë e mbështetje­s, ata që kategorizo­hen në fazën e rritjes, ku prototipi është zhvilluar dhe është i tregtueshë­m dhe ka nevojë që të ndërkombët­arizohet. Këto subjekte do të mbështeten në masën maksimale prej 9 milionë lekësh. Janë 3 milionë euro të parashikua­ra në buxhetin e shtetit për mbështetje­n e start-up-ve dhe lehtësuesv­e. Nëpërmjet kësaj thirrje në synojmë të mbështesim minimalish­t 50-80 projekte të mira, të cilat do ti shërbejnë bizneseve ekzistuese pasi qëllimi është ndërlidhja e ideve novatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese në sektorët që ka nevojë për inovacion”,tha ministrja. Thirrja do të jetë e hapur për 30 ditë./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania