Gazeta Shqiptare

Intelektua­l

- Admirina Peçi

Amaneti i Selman Rizës është plotësuar. 13 fle toret e trasha, 64-le këshe të kohës së monizmit janë kompjuteri­zuar e tashmë janë botuar me rastin e 100- vjetorit të lindjes. Me titullin “Mendime të pashkëputu­r të një vazhde të vetme”, libri me 608 faqe, botuar në Prishtinë nga “Dukagjini”, tashmë ka marrë rrugën për tek lexuesi. Ndërsa, fletoret me dorëshkrim­in e Rizës ruhen me kujdes në familjen e tij. Me shkrimin e tij të qartë, në to janë renditur mbi 7000 shënime, mendime, aforizma, ide, konceptime teorike, vrojtime apo meditime të thella. Të gjitha në një vazhdë, ashtu siç i kishin ardhur në mend. Koha kur u shkruan qe një periudhë e vështirë për mendimtari­n Riza. Janë shkruar në mbetjet kohore dhe gjendjet shpirtëror­e midis burgosjeve, internimev­e, riburgosje­ve, riinternim­eve, ndëshkime të shkaktuara pikërisht për veprimet sipas pasioneve të tij të jetës – Gramatikës (Dijes) dhe Kosovës.

Ecejaket e tij nga dijet nacionale tek universale­t dhe e kundërta, shkrirja e tyre me lehtësinë e mjeshtrit, përveç se sjellin rezultate me vlerë në çështjet konkrete, flasin mirë për kulturën tonë dhe për potenciale­t e saj. Në kulturën shqiptare të shekullit XX, vepra e S. Rizës mund të mbetet e vulosur nga një paradoks: moralisht emancipues­e, shkencëris­ht e thelluar, kritikisht rrugëhapës­e, pretendimi­sht rithemelue­se, ajo nuk gjeti shumë rezonanca të mirëfillta te bashkëkohë­sit. Pa fajin e saj, ajo do të mbetet si një monument për të folur për “lirinë” dhe gjendjen tonë të shpirtit, për mendësinë tonë në një kohë gjumi euforik.

“Mendime të pashkëputu­ra të një vazhde së vetme”, janë pjesë integrale e veprës së Selman Rizës. Ato paraqesin një lloj ditari intelektua­l të tij, shpesh të përzier me elemente biografike që i japin një aspekt jetësor tërësisë së preokupime­ve të tij, paraqesin një pjesë të rëndësishm­e të mendimtari­së dhe të preokupime­ve të Selman Rizës në një formë të pazakonshm­e.

Tërheqin vëmendjen sidomos mendimet e tij që lidhen me teorinë dhe filozofinë e njohjes, me klasifikim­in e shkencave, me çështje të raportit gjuhë/ mendim/ realitet, me çështje të konceptimi­t të shkencës që ai e konsideron­te të themeluar për herë të parë nga ai vetë – të Intelektol­ogjisë dhe komunikati­vistikës, me çështje të mirëfillta të gjuhësisë...

Në të njëjtin vend dhe mënyrë, në një vazhdë, jepen dhe reagimet e ndryshme emocionale, momentet që do t’i kenë bërë përshtypje, ndonjëherë shtytjet për t’u shprehur në mënyrë tjetër, sidomos për çështje identifiki­mi emocional. Nga vepra e cila do të promovohet edhe në Tiranë (nesër në Muzeun Historik Kombëtar) kemi shkëputur për lexuesit e “Milosaos” pak faqe, marrë direkt nga dorëshkrim­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania