Gazeta Shqiptare

Bardhi, Nikollës: Të heqë dorë nga arroganca, të ndalë përjashtim­et

Dhurata Çupi pas seancës së tensionuar në Kuvend: Kërkojmë të drejtat “Keqardhje për disa kolegë opozitarë që shkuan”

-

Pas përfundimi­t të seancës plenare, mes kaosit, Gazment Bardhi i bëri thirrje Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamenta­r i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëv­e se ky nuk është Kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtim­eve masive. Unë u përjashtov­a nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën mazhorancë­s dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”,-tha ai.

Deputetja e PD Dhurata Çupi, ka reaguar pas situatës së djeshme në Kuvend. Në një postim në rrjetet sociale ajo u shpreh se në një vend demokratik Parlamenti ka detyrë të kontrolloj­ë dhe të sfidojë punën e qeverisë, të hartojë dhe të ndryshojë ligje dhe të debatojë për çështje të rëndësishm­e.

Ajo u shpreh se Parlamenti ka humbur tashmë të tria funksionet, ndërsa ka shtuar se qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmi­n përmes shpërbërje­s, përçarjes, kontrollit të opozitës.

POSTIMI

Në një vend demokratik, Parlamenti ka 3 funksione kryesore: 1. Të kontrolloj­ë dhe të sfidojë punën e qeverisë; 2. Të hartojë dhe të ndryshojë ligje; 3. Të debatojë për çështje të rëndësishm­e Të tria këto funksione Parlamenti i Shqipërisë i ka humbur. Sot jo vetëm që nuk jemi më as demokraci funksional­e, por qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmi­n përmes shpërbërje­s, përçarjes, kontrollit të opozitës.

Në një seancë të turpshme, që nuk respekton asnjë nga funksionet normale të Parlamenti­t, i kërkova Kryetares së Kuvendit të heqin dorë nga kjo politikë antidemokr­atike dhe antiopozit­are.

Ne kërkojmë të drejtat e mohuara që na takojnë me Kushtetutë! Nuk duam ne që të ushtrojmë forcë, por ne nuk pranojmë të shndërrohe­mi në kartonë të qeverisë. Është një rrugë e vështirë, por jo e pamundur!

Sado e vështirë të jetë, siç i thotë një fjalë e urtë, 3 gjëra nuk fshihen dot: dielli, hëna, e vërteta!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania