Gazeta Shqiptare

Berisha: Protesta, më 20 shkurt do t’i japim tiranit atë që meriton

Ish-kryeminist­ri: Pallatin e Lindës së Surrelit e ka ndërtuar komandanti i Gardës “Po përndjekin ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS”

-

Thirrja ime është: o sot o kurrë, të bashkohemi dhe më 20 shkurt t’i japim tiranit atë që meriton. Kam një thirrje miqësore për të gjithë fermerët e Shqipërisë. I përgëzoj për protestën që bënë sot(dje). I garantoj se PD çdo kërkesë të tyre, të gjitha kërkesat e tyre, qoftë për barazinë e taksave, qoftë për TVSH-në e inputeve, qoftë për naftën, subvencion­in për prodhimet, të gjitha do bëhen realitet. Por mbushi rrugët me të gjitha mjetet tuaja bujqësore, mbushni sheshet, ejani në Tiranë me 20 shkurt, t’i japim tiranisë së hajnave atë që meritojnë.

Demokrate dhe demokratë, këto ditë përsëri theksoj se ju bëtë mrekullinë, bashkimin e demokratëv­e. Kjo frymë bashkimi vendimtare për fitoren tonë, t’u frymëzojë ju kudo që jeni, të ngriheni në këtë betejë, e cila ka për fat fitoren, fitoren, fitoren! Dhe së fundmi, një mesazh nga Rruga e Shpresës, rruga e dritës, rruga e fitores, Surrelit në errësirë. E kam fjalën sarajeve të Surrelit dhe jo fshatarëve të Surrelit. Ata i përshëndes dhe i garantoj se shumë shpejt se e keqja që u ka mbirë në derë ju dhe mbarë shqiptarëv­e, do marrë atë që meriton. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

Prej muajsh, Belind Këlliçi paraqet çdo ditë para shqiptarëv­e dokumente që faktojnë se kryehajdut­i i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronari i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj. Ka dorëzuar në Skap me qindra e mijëra dokumente. Cili është reagimi? E patë vetë se si Baton Stanishiçi do e kërcënonte në studio televizive, kujdes ti se po të ndjek Skapi. Pra, jo vetëm që Dumani, Kraja nuk akuzojnë Ramën, Veliajn dhe bandën e tyre, por kanë mision ndjekjen, persekutim­in, krijimin e dosjeve false për ata që denoncojnë Ramën, Veliajn, Dumanin, Krajën, organizatë­n e tyre kriminale. Atëherë sot ka vetëm një rrugë, o sot o kurrë, të gjithë në betejë. U bëj një apel, u përcjell një mesazh të gjithë atyre shqiptarëv­e që më 25 prill, shkuan në qendrat e votimit. A votuat ju për përfaqësue­sin tuaj që të mbrojë në parlament interesat tuaja apo votuat për parlamenti­n Rama-Linda, që nuk ka ligj, nuk ka moral, nuk ka normë, nuk ka standard.

A votuat ju për një parlament që nuk lejon deputetët e opozitës të hetojnë vjedhjet monstruoze të Edi Ramës, të hetojnë udhëtimet e tij me 21 milionë euro shpenzime abuzime në dy vite, të hetojnë vilën e tij të ngritur kur ka pasur vetëm 3800 euro, të hetojnë me dhjetëra tendera të fituara nga thjeshtra, duke përdorur pushtetin e Edi Ramës në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutë­s. Abuzim flagrant.

Të hetojnë pallatin pesëkatësh! A e dini ju kush e ka ndërtuar pa asnjë faturë doganore, bankare, ndërtimore? Pallatin e Lindës së Surrelit e ka ndërtuar komandanti i Gardës, që ishte marrë me prostituci­on dhe ishte larguar nga detyra. Kompania e vëllait të tij, de facto kompania e tij. Shikoni miq, pasi ishte larguar nga detyra për akte të turpshme, kriminale, ai ishte emëruar komandant Garde nga Edi Rama, sepse Edi Rama vetëm nga banditët e ndjen veten të sigurt dhe mund të mbrohet.

Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, lajmi se Shqipëria u rrokullis në 8 vitet e kësaj qeverie me 62 pikë në testin PISA, pësoi rrokullisj­en më të madhe në botë, më brutale në botë, është një alarm, është një klithmë, është një apel kushtrim për çdo prind, për çdo fëmijë, për çdo student, për çdo nxënës të ngrihet, sepse të gjitha këto i solli vjedhja e qeveritarë­ve.

Edhe njëherë, askush të mos mendojë se do vijë dikush nga jashtë të kapë për zverku hajdutët tanë qeveritarë. Por meqë jam këtu, askush të mos besojë se skapistët, Dumanët dhe Krajat dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate kriminale që quhet Skap, do bëjnë ligjin për kryehajdut­in Edi Rama dhe hajdutët e tij.

Jo, jo, ata po vjedhin së bashku me ta.

Të dashur miq, çdo mbrojtje që dumanistët i bëjnë Altin Dumanit dhe eksponentë­ve të tjerë të krimit në Skap, është mbrojtje për Edi Ramën, është mbrojtje për Erion Veliajn, është mbrojtje për Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, Damian Gjiknurin. Është mbrojtje për ministrin kriminel në detyrë, Taulant Ballën, ministrin trafikant.

Ngrihuni qytetarë, bashkohuni me ne!

20 shkurti është dita e madhe. Është dita e kushtrimit kombëtar, e protestës kombëtare. E revoltës kombëtare. Ngrihuni të lebitisim tiraninë e krimit, tiraninë e vjedhjes, tiraninë e mjerimit. Këta qeveritarë të lidhur kokë e këmbë me krimin, këta qeveritarë që vjedhin qindra milionë dhe miliarda, kanë krijuar parzmoren e tyre, parzmoren e vjedhjes së tyre, kanë krijuar Skapin. Dy muaj më parë, një ekspert guximtar, denoncoi Taulant Ballën se vodhi të dhënat e Tims-it, dhe Edi Ramën. Sepse pas Taulant Ballës, emëroi drejtor të IT, një njeri delinkuent, të inkriminua­r me misionin e vjedhjes dhe eksportimi­t të të dhënave të krimit. A e dini ju se ky njeri, ky burrë guximtar, patriot, ndiqet nga Skapi se u çori maskën Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Skapistëve të tij. Kush mund të flasë tjetër atëherë, përveç qytetarëve, të cilët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania