Gazeta Shqiptare

Mashtrimi me vizat amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikimet dorëzojini vetë, bëni kujdes me “konsulentë­t”

-

TIRANË - Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me operacioni­n e finalizuar nga policia, ku u arrestuan 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e falsifikim­it të të dhënave me qëllim marrjen e vizave 10- vjeçare amerikane. Në reagim, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë aplikantëv­e që aplikimet e tyre elektronik­e për vizë amerikane t’i dorëzojnë vetë dhe jo përmes personave të tjerë në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimev­e të agjencive në rrjetet sociale që i garantojnë se do t’u sigurojnë vizën.

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA

Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorin­ë e Tiranës për bashkëpuni­min e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombët­ar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatik­e të Departamen­tit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësish­t partnerite­tin tonë me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullak­u, Drejtorin e Departamen­tit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokuroris­ë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtua­r të Policisë së Shtetit. Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombët­ar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjës­e për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportav­e ose vizave; vjedhjet e identiteti­t dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritete­t e Departamen­tit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmi­n, trafikimin e qenieve njerëzore, kontraband­ën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombët­ar. Ambasada e SHBA është e përkushtua­r të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza. Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëv­e për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronik­e për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajt­urave” agjenci udhëtimi, konsulentë­ve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet, gjithashtu, të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojn­ë se garantojnë viza amerikane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania