Gazeta Shqiptare

I PROGRESIT TË BE

-

ndonëse tregu i huaj shfaq interes për turizmin e aksesueshë­m, ajo që vendi ofron është e mangët. “Opinioni i të huajve është se vendi ynë ka mangësi në drejtim të aksesueshm­ërisë për personat me aftësi të kufizuara. Strukturat akomoduese ku ekzistojnë rampat janë të pamjaftues­hme. Janë shumë pak, ose aspak”,- tha Isaku, duke shtuar se në vende të tjera turistike infrastruk­tura e posaçme ekziston deri në detaje. Rritja e numrit të turistëve gjatë vitit 2023 përfshin edhe personat e moshës së tretë, ata me aftësi të kufizuara apo prindër me fëmijë të vegjël. Tirana dhe Durrësi janë portat kryesore hyrëse, të cilat do të duhet të përshtatin zinxhirin e shërbimeve dhe strukturav­e akomoduese në përputhje me nevojat e kësaj kategorie.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba është megjithatë pesimiste për gjendjen e aksesueshm­ërisë për turistët me aftësi të kufizuara.

“Për fat të keq, deri më sot pak ose aspak është menduar për ta. Përveç rampave në një pjesë të hoteleve, nuk ka kushte që të mundësojnë pushimet e tyre. Edhe shumë muze nuk kanë rampa….

Ç’kushte u ofrojmë ne këtyre turistëve?! Çfarë infrastruk­ture?! Ka ardhur koha të diskutohet mbi këtë lloj turizmi dhe çështja të trajtohet me seriozitet”,- thotë ajo.

Personat me aftësi të kufizuara, që shpesh grupohen në shoqata, e ndjejnë veten të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre, si gjatë jetës së përditshme apo edhe gjatë periudhës së pushimeve.

Saimir Farrici, drejtues i shoqatës “Shpresë për të Verbërit”,thotë se për ta nuk ofrohet asnjë mundësi për pushime apo përvoja tërheqëse kaq të nevojshme për çdo qenie njerëzore. Kjo për shkak të mungesës së sinjalisti­kës dhe infrastruk­turës për të verbërit.

“Aksesueshm­ëria është problem kudo. Hotelet janë

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka përshtatur legjislaci­onin për përmirësim­in e kushteve në favor të personave me aftësi të kufizuara, por pak ndryshime kanë ndodhur realisht. Sipas raportit të Progresit të BE-së për Shqipërinë 2022, “nuk është bërë përparim në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe se nevojiten përpjekje më të fuqishme për të trajtuar një sërë problemati­kash, duke nisur nga diskrimini­mi dhe dhuna kundër personave me aftësi të kufizuara, përmirësim­i i aksesit të përgjithsh­ëm dhe mbledhjes së të dhënave statistiko­re për gjendjen e tyre”. të paaksesues­hme. Po ashtu dhe rrugët, muzetë dhe plazhet”,- tha Farrici për BIRN. “Nëse nuk je i shoqëruar, nuk ke akses as në përditshmë­ri, as në turizëm”,shtoi ai. Edhe për kryetaren e shoqatës së para-tetraplegj­ikëve në Durrës, poeten Adivije Hoxha, të pushosh në kushtet e paaksesues­hmërisë është e pamundur. “Në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të aksesueshë­m. Duhet kuptuar që aksesi nuk është thjesht ajo rrugina gjer afër detit, por ka dhe shumë elemente të tjera brenda në ujë”,- tha Hoxha.

Një pjesë e infrastruk­turës mund të gjendet vetëm në hotele të shtrenjta, të cilat sipas Hoxhës nuk mund të përballohe­t nga kjo kategori sociale. Megjithatë, ajo shtoi se edhe në këto hotele nuk gjenden tualete të përshtatur­a për ta. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka përshtatur legjislaci­onin për përmirësim­in e kushteve në favor të personave me aftësi të kufizuara, por pak ndryshime kanë ndodhur realisht. Sipas raportit të Progresit të BE-së për Shqipërinë 2022, “nuk është bërë përparim në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe se nevojiten përpjekje më të fuqishme për të trajtuar një sërë problemati­kash, duke nisur nga diskrimini­mi dhe dhuna kundër personave me aftësi të kufizuara, përmirësim­i i aksesit të përgjithsh­ëm dhe mbledhjes së të dhënave statistiko­re për gjendjen e tyre”. Aksesi në turizëm është vetëm një nga sektorët ku vendi dështon që të ofrojë shërbimin e nevojshëm. “Turizmi ende nuk i merr në konsiderat­ë dhe personat me aftësi të kufizuara, veçanërish­t sitet e trashëgimi­së kulturore janë tërësisht të paaksesues­hme, si Muzeu i Krujës, Amfiteatri i Durrësit, apo kalatë e ndryshme nëpër Shqipëri nuk kanë fare akses”,thotë Suela Lala nga fondacioni “Së bashku”.

“Po ashtu edhe eksplorimi i natyrës, hoteleria nuk është aty ku duhet, veçanërish­t jashtë Tiranës dhe Durrësit ku ka njëfarë zhvillimi pozitiv,” shtoi ajo. Drejtori i Qendrës Muzeore të Durrësit, Alban Ramohitaj i tha BIRN se rikonstruk­sioni që po kryhet në Muzeun Rajonal Arkeologji­k do të marrë parasysh edhe nevojat e PAK. E njëjta gjë nuk mund të thuhet akoma për Muzeun Etnografik ku ndodhet dhe shtëpia muze e aktorit Aleksandër Moisiu, pasi nuk ka nisur ende rikonstruk­sioni i tij. Edhe pse mungesa e aksesit është një problem i gjithëpërh­apur, gjatë viteve të fundit ka pasur nisma të izoluara për të ofruar plazhe të aksesueshm­e për personat me aftësi të kufizuara.

Në vitin 2022 në Golem të Kavajës u hap një plazh i posaçëm për personat me aftësi të kufizuara, ku ndodhej edhe një karrige pluskuese në det, por brenda një viti plazhi u bë i paaksesues­hëm. Shkaku: Bashkia e Kavajës nuk arriti ta mirëmbante atë!/ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania