Gazeta Shqiptare

Grant për start up-et/ Ja kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit për të përfituar

Vendimi/ Fituesit shpallen sipas renditjes së pikëve të mbledhura në raport me fondin total në dispozicio­n

-

do individ, i ri, stu dent, shtetas sh qiptar, i huaj apo edhe digjital nomad që ka një ide dhe do ta zhvillojë mund të përfitojë mbështetje me grant nga qeveria, thirrja e së cilës do të çelet më 16 shkurt.

Në vendimin e qeverisë specifikoh­et se “Mbështetje­n me grant e përfitojnë start up-et dhe lehtësuesi­t e start up-eve të vetëdeklar­uar në regjistrin elektronik të start up-eve dhe lehtësuesv­e, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse, sipas nenit 11, të ligjit nr.25/2022, “Për mbështetje­n dhe zhvillimin e start up-eve”, të ndryshuar. Subjektet kërkuese, start up, mund të aplikojnë si individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, përfshirë nomadin digjital”.

Çfarë kriteresh duhet të plotësojë aplikuesit për të përfituar një grant?

a)Të kenë përfunduar vetëdeklar­imin në regjistrin elektronik të start up-eve dhe të jenë pajisur me pasaportën e start up-it përpara aplikimit;

b) Start up-et që përzgjedhi­n fazën aktuale të zhvillimit të specifikua­r nëpërmjet formave të aplikimit: faza fillestare (F1); faza e validimit (F2); faza e rritjes (F3). c) Start up-et në fazën fillestare, e hershme, (F1) mund të jenë individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë nomadin digjital, të cilët kanë plan të vijojnë operacione­t e biznesit në Shqipëri;

ç) Start up-et në fazën e validimit (F2) dhe fazën e rritjes (F3) duhet të jenë biznes i regjistrua­r ligjërisht në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe jo më të vjetër se 6 (gjashtë) vjet në kohën e kërkesës;

d) Të kenë përmbushur shlyerjen e detyrimeve tatimore në momentin e kërkesës;

dh) Një kërkues nuk mund të aplikojë më shumë se një herë për të njëjtën thirrje.

Mbështeten me grant lehtësuesi­t e start up-eve që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) Kërkuesit duhet të jenë persona fizikë ose juridikë të regjistrua­r në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë ose në gjykatë në rastin e OJF-ve;

b) Të jenë në pronësi të shtetasve shqiptarë;

c) Të kenë kryer aktivitete në ndihmë të start upeve gjatë 2 (dy) viteve të fundit në territorin e Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar nëpërmjet kontratave dhe raporteve të publikuara;

ç) Të kenë përmbushur shlyerjen e detyrimeve tatimore në momentin e kërkesës;

d) Një kërkues nuk mund të aplikojë më shumë se një herë për të njëjtën thirrje.

Projektet e shpallura fituese duhet të zbatohen brenda afatit kohor të përcaktuar në thirrjen publike për mbështetje, duke nisur nga data e nënshkrimi­t të marrëveshj­es së fitimit të grantit, midis përfituesi­t dhe Start up Albania.

Disbursimi i grantit për projektet e shpallura fituese bëhet deri në 3 (tri) këste pas përfundimi­t të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës/ave të shpenzimev­e të kryera dhe dokumentac­ionit të kërkuar, sipas procedurav­e dhe kritereve të përcaktuar­a në rregullore­n “Për zbatimin dhe monitorimi­n e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetës­e”.

Start up-eve dhe lehtësuesv­e iu lëvrohet fondi për projektin në 3 (tri) këste:

a) Kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas nënshkrimi­t të kontratës së grantit;

b) Kësti i dytë: 40% (dyzet

VENDIMI I QEVERISË

Në vendimin e qeverisë specifikoh­et se “Mbështetje­n me grant e përfitojnë start up-et dhe lehtësuesi­t e start upeve të vetëdeklar­uar në regjistrin elektronik të start upeve dhe lehtësuesv­e, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse, sipas nenit 11, të ligjit nr.25/2022, “Për mbështetje­n dhe zhvillimin e start up-eve”, të ndryshuar. Subjektet kërkuese, start up, mund të aplikojnë si individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, përfshirë nomadin digjital”. për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar të fazës së parë;

c) Kësti i tretë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar përfundimt­ar.

Afati për dërgimin e kërkesave për masa mbështetës­e dhe periudha e thirrjes nuk mund të jetë më pak se 10 (dhjetë) ditë kalendarik­e dhe jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë. Brenda 15 (pesëmbëdhj­etë) ditëve kalendarik­e pas publikimit të “Thirrjes për kërkesa për masa mbështetës­e”, me urdhër të ministrit përgjegjës për sipërmarrj­en ngrihet Komisioni i Vlerësimit dhe Komisioni i Ankimit, duke caktuar edhe kryetarët përkatës. Komisioni i Vlerësimit ka për qëllim shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave nga start up-et e lehtësuesi­t dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë të cilët janë përfaqësue­s nga organet e administra­tës shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombët­ar i start up-eve. Drejtori i Start up Albania është anëtar i Komisionit të Vlerësimit për shkak të detyrës. Komisioni i Ankimit përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të cilët janë përfaqësue­s nga organet e administra­tës shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombët­ar i start up-eve. Edhe anëtarët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh.

SI DO TË VLERËSOHET KËRKESA PËR MASË MBËSHTETËS­E?

Kërkesat shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit, ku secili nga anëtarët i vlerëson ato mbi bazën e pikëzimeve të caktuara në formularët e pikëzimit, të miratuar në rregullore­n “Për zbatimin dhe monitorimi­n e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetës­e”, të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për sipërmarrj­en. Fituesit shpallen sipas renditjes së pikëve të mbledhura në raport me fondin total në dispozicio­n. Subjekti përfitues pas marrjes së grantit duhet të raportojë pranë Start up Albania për ecurinë e zbatimit, bazuar në kushtet dhe afatet e përcaktuar­a në kontratën e grantit, udhëzuesin për raportimin periodik të progresit dhe dokumentet mbështetës­e të raportimit, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për sipërmarrj­en. Nga ana tjetër Start up Albania do të kryejë monitorimi­n e zbatimit të projekteve dhe do të raportojë për mbarëvajtj­en e tyre pranë ministrit përgjegjës për sipërmarrj­en./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania