Gazeta Shqiptare

Punonjësit 3 muaj pa marrë pagat, KLSH paralajmër­oi krizën në AKBN: Shpërblent­e drejtuesit kur ishte në vështirësi financiare

-

Situata e krizës financia re në AKBN nuk ka qenë e panjohur për Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë drejtuar nga Belinda Balluku. Një raport i kontrollit të lartë të shtetit në vitin 2022 ka zbuluar faktin se këshilli drejtues i AKBN i akordonte vetes shpërblime për vitin e ri, në një kohë që rekomandon­te që pagesat të jepeshin për detyrimeve të tjera, pasi dhe institucio­ni paraqitet në vështirësi ekonomike financiare. KLSH përmend një rast në vitin 2020 ku grupi negociator për marrëveshj­en hidrokarbu­re për bllokun e kërkimit “Dumrea” është shpërblyer me 23 mijë dollarë, nga buxheti i AKBN duke ndryshuar zërat për shpenzimet e tjera ndërkohë që duhet të merreshin nga bonusi 4 milion dollarë i marrë për marrëveshj­en në fjalë. Por situata është edhe më alarmante sipas KLSH, pasi nga auditimi ka rezultuar se AKBN parashikon­te në buxhet shpenzime më të mëdha se të ardhurat që ajo planifikon­te të arkëtonte. Një situatë absurde ku KLSH ka nënvizon se vetëm në vitin 2020 AKBN ka bërë planifikim më të lartë të të ardhurave që pret të arkëtojë në krahasim me shpenzimet, ndërsa për periudhën tjetër institucio­ni planifikon shpenzime më të larta së vetë të ardhurat që priten të arkëtohen nga institucio­ni, duke riskuar që institucio­ni të përballet me vështirësi ekonomiko- financiare gjatë realizimit të objektivav­e të tij. Mbartja e një situate të tillë ka bërë që aktualisht punonjësit e kësaj agjencie të rëndësishm­e dhe që administro­n dhe monitoron kontrata koncesinar­e me miliarda euro në energjetik­e, miniera dhe naftë të mos marrin pagat tre muajt e fundit. Kontrolli i lartë i shtetit nënvizon faktin se për kontratat koncesiona­re në fushat e naftës konstatohe­t së kontraktor­ët nuk respektojn­ë planet e zhvillimit të miratuara, kryesisht në ulje të nivelit të investimev­e, i cili shoqërohet me ulje të prodhimit, duke mos arritur fitimin dhe ndarje të tij, me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania