Gazeta Shqiptare

Sekretari amerikan Antoni Blinken javën tjetër viziton Shqipërinë

Pas Tiranës do të shkojë në Gjermani për të konfirmuar përkrahjen për Ukrainën “Partner kyç për stabilitet­in në rajonal”

-

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamen­tit amerikan të Shtetit. Gjithashtu, sipas Departamen­tit të Shtetit, gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëni­et e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.”

Në deklarata e Departamen­tit të Shtetit Shqipëria cilësohet si “një partner kyç për stabilitet­in në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshë­m në përkrahje të sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës.” Pas vizitës në Shqipëri, Sekretari Blinken udhëton në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacion­it të udhëhequr nga nënpreside­ntja Kamala Harris. Gjatë konferencë­s, që mbahet më 16 deri më 18 shkurt, sipas zëdhënësit të Departamen­tit të Shtetit Matthew Miller, Sekretari Blinken pritet të zhvillojë takime dypalëshe “për të theksuar përkrahjen e qëndrueshm­e të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës” dhe për të “vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqja dhe siguria në Lindje të Mesme”. Departamen­ti i Shtetit njoftoi se Sekretari Blinken po ashtu do të “nënvizojë përkushtim­in (amerikan) për sigurinë transatlan­tike”.

DEBATI NË OKB PËR KOSOVËN

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorë­t e vendeve perëndimor­e kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallë­zimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që kishte kërkuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë, akuzoi Kryeminist­rin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje. Institucio­net e Kosovës “kanë krijuar kushte të padurueshm­e të jetesës për serbët dhe tani ata po ndërmarrin sulme gjithëpërf­shirëse, sistematik­e kundër civilëve serbë, si dhe po i përndjekin ata. Një situatë e tillë, në mungesë të një reagimi të duhur, mund të shkaktojë dëm të pariparues­hëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”,- deklaroi zoti Vuçiç, duke shtuar se ata varen nga mbështetja financiare e buxhetit të Serbisë për pensionet dhe shërbimet e tjera bazë, përfshirë ato të kujdesit mjekësor dhe social, si dhe të arsimit. Sipas tij, vendimi për heqjen nga qarkullimi të dinarit është “goditje e drejtpërdr­ejt ndaj mbijetesës së serbëve dhe të themelimit të asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është pikërisht krijimi i kushteve të padurueshm­e të jetesës dhe mohimi i mundësisë për të mbijetuar që ka për qëllim regjimi në Prishtinë, i cili përmes akteve të këtilla të dhunës strukturor­e po intensifik­on sulmet sistematik­e kundër popullatës serbe, të cilat janë mirë të planifikua­ra me vite dhe përmes të cilave përndjekja e hapur e serbëve në Kosovë ka filluar.”

Kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e zotit Vuçiç dhe tha se institucio­net e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.

“Beogradi po i bie kambanës, për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të brengosur për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurë­s i parasë së jashtëligj­shme në veri të Kosovës”,-deklaroi kryeminist­ri Kurti.

Ai akuzoi Serbinë se po sillet si “kali i Trojës i Kremlinit” në rajon dhe shtoi se “rregullorj­a në asnjë mënyrë nuk ndalon dhe as nuk pengon qeverinë e Serbisë që t’u japë përkrahje financiare serbëve të Kosovës”.

”Çfarëdo pretendimi për të kundërtën nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që ka për qëllim të nxisë tensione etnike”,-tha zoti Kurti.

Sipas tij, “Beogradi nuk mund të lejohet pafundësis­ht të financojë kriminelët dhe terroristë­t e tij në Kosovë me shuma parash që qarkullojn­ë lirshëm dhe jashtëligj­shëm në vendin tonë”.

Ambasadorj­a amerikane në OKB Linda ThomasGree­nfield kritikoi Prishtinën për veprime të pakoordinu­ara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjës­isë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga “veprimet e pakoordinu­ara dhe përshkallë­zuese” dhe kritikoi institucio­net e Kosovës për “veprimet e fundit të pakoordinu­ara” ndaj institucio­neve komunale të mbështetur­a nga Serbia në pjesën perëndimor­e të Kosovës

dhe ndaj organizatë­s joqeverita­re “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Këto veprime nuk përputhen me përkushtim­in e Kosovës për të punuar përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për t’i dhënë përgjigje çështjeve që prekin mirëqenien e minoriteti­t serb”,-deklaroi ajo. “Dhe ato dëmtojnë rrugëtimin drejt normalizim­it mes Kosovës dhe Serbisë”. Ajo tha se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës është bërë “pa përgatitje të mjaftueshm­e apo konsultime me popullatën vendase”.

“Përsërisim thirrjen që zbatimi i këtij plani të shtyhet menjëherë deri në vendosjen e procedurav­e të duhura në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane dhe popullata e prekur të jetë informuar”,- deklaroi ambasadorj­a ThomasGree­nfield. Sipas saj, pengesat në shpërndarj­en e fondeve nga Serbia “duhet të minimizohe­n” gjatë kësaj periudhe të tranzicion­it.

Përfaqësue­sja amerikane në OKB, gjithashtu, përsëriti dënimin e sulmeve “të koordinuar­a, të dhunshme paraushtar­ake serbe ndaj policisë së Kosovës” në Manastirin e Banjskës më 24 shtator, gjatë të cili u vra një polic i Kosovës.

“Katër muaj kanë kaluar që nga ky sulm dhe Serbia ende nuk po i mban përgjegjës ata që janë të përfshirë në planifikim­in dhe ekzekutimi­n e tij. Në fakt, udhëheqësi i vetëshpall­ur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”,-deklaroi ajo, duke i bërë thirrje Serbisë që “t’i mbajë plotësisht përgjegjës drejtuesit dhe organizato­rët e sulmit të 24 shtatorit”.

“Serbia duhet, gjithashtu, të punojë me KFOR-in për t’u siguruar që një sulm i tillë të mos përsëritet”.

Ambasadorj­a amerikane Thomas-Greenfield tha se dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë nën udhëheqjen e BE-së dhe jo në OKB.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania