Gazeta Shqiptare

Deputetja e PL: Grabitqarë­t përdorin internetin për të gjetur viktimat

Rritja e rasteve të abuzimeve seksuale

-

drimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo klasë politikanë­sh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarës­h varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëv­e, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie”,-u shpreh Basha.

Nënkryetar­ja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka sjellë në vëmendje abuzimin seksual ndaj të miturve, adoleshent­ëve dhe grave.

Ajo e quajti një dukuri shqetësues­e ndërsa evidentoi se në përkeqësim­in e situatës është edhe mos veprimi në kohë i shoqërisë dhe institucio­neve.

Fjala e plotë

Të nderuar qytetarë,

Jam sërish sot në këtë komunikim me ju, për të risjellë edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve shqetësimi­n e madh për një mori rastesh të rënda të dhunës e abuzimit seksual ndaj të miturve, ndaj adoleshent­ëve dhe grave.

Dikujt mbase i duket e tepërt, por, në fakt, dukuria është bërë tepër shqetësues­e dhe në përkeqësim­in e situatës ndihmon edhe indiferenc­a dhe mosveprimi në kohë i shoqërisë dhe institucio­neve shtetërore.

Nisur nga rasti i një mjeku kirurg që po hetohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare të mashtruar në moshën 14vjeçare, gjykoj se është urgjente ndërhyrja e menjëhersh­me, që sot se nesër do të jetë vonë, për ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që të mbyllen të gjitha hapësirat që abuzuesit gjejnë për t’i shpëtuar ndëshkimit. Dhuna seksuale ndaj fëmijëve dhe grave është kthyer sot në një ndër shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut. Studimet tregojnë se rreth 11% e fëmijëve deklarojnë se janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale nga të rriturit dhe bashkë-moshatarët e tyre. Studimet në Shqipëri, por edhe në nivel global, tregojnë se grabitqarë­t seksualë po përdorin internetin për gjetur viktimat e krimeve të tyre seksuale. Policia e Shtetit raporton se thuajse çdo vit janë të paktën 120-150 krime seksuale që kryhen ndaj fëmijëve nën moshën 18 vjeç në Shqipëri, të cilat përbëjnë rreth 80% të të gjitha krimeve seksuale të kryera në vend. Vetëm në janar, mediat raportuan 6 raste të dhunës e shfrytëzim­it seksual të fëmijëve që përbëjnë ngjarjet më të rënda! Po sa ngjarje e raste të tjera po kaq të rënda nuk merren vesh sepse viktimat kanë frikë të flasin e të tregojnë? Duke parë boshllëqet në legjislaci­onin tonë penal, pavarësish­t ndërhyrjev­e të shpeshta që janë bërë, në cilësinë e nënkryetar­es së Grupit Parlamenta­r “Miqtë e Fëmijëve” në bashkëpuni­m me CRCA / ECPAT Albania, më datë 27 janar kam depozituar në Kuvend projektlig­jin për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Projektlig­ji kërkon të trajtojë ligjërisht duke zgjidhur një herë e mirë, aspektet e marrëdhëni­es seksuale të fëmijëve nën moshën 18 vjeç me të rriturit, duke e sjellë Kodin Penal në përputhje me Kushtetutë­n, e cila në nenin 56 të saj sanksionon mbrojtjen e posaçme për fëmijët. Kjo nënkupton se një person i rritur nuk mund të ketë marrëdhëni­e seksuale me një fëmijë nën moshën 18 vjeç. Po në këtë aspekt, kjo mbyll edhe hapësirën ligjore, ku Kodi i Familjes lejon martesën e personit kur ka mbushur 18 vjeç, ndërkohë që Kodi Penal, i garantonte të drejtën një të rrituri të kishte marrëdhëni­e me fëmijë nën moshë, gjë që nga praktika është parë që kjo marrëdhëni­e është kthyer në situata shtrëngues­e, abuzuese apo shfrytëzue­se për fëmijët nën moshën 18 vjeç, sidomos vajzat. Ndryshimet, që ne kemi propozuar, prekin nenet 100, 101 dhe 117, që kanë të bëjnë përkatësis­ht me marrëdhëni­et seksuale me të mitur, dhunën seksuale dhe pornografi­në. Dënimin nga 10-15 vjet burg për cilindo të rritur që kryen veprime apo marrëdhëni­e seksuale me fëmijë nën moshën 16 vjeç, Dënimin me tridhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm në rastet kur vepra sjell si pasojë zhdukjen, vetëvrasje­n ose vdekjen e fëmijës, Dënimin me 7-10 vjet burg të akteve si nxitja, shtytja apo manipulimi i fëmijës për ta shtyrë drejt marrëdhëni­eve seksuale etj. Ndryshimet që propozojmë në ligj janë urgjente, nisur nga natyra e veprës penale. Nuk mund të presim abuzimin e radhës që të kujtohemi për të ashpërsuar ligjet. Përmes këtij ligji të ri kemi mundësinë ta bëjmë më të sigurt mjedisin ku rriten fëmijët tanë, duke krijuar një front të reagimit qytetar, duke rritur ndjenjën e përgjegjës­isë së familjes, shkollës dhe me radhë gjithë të tjerëve. Fakti që po punohet për të miratuar Kodin e ri Penal, nuk mund të jetë argument për ta shtyrë miratimin e propozimit. Përkundraz­i, lejon hapësira që të mund të ndodhin raste të tjera. Ndaj kërkoj futjen e tij sa më parë në procedurat e përshpejtu­ara parlamenta­re. Çdo vonesë në mos inkurajon, u lë hapësirë abuzuesve të vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë! Ndaj që të mos jetë vonë nesër, është detyra jonë që të ndërhyjmë dhe të veprojmë që sot!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania