Gazeta Shqiptare

“Sterilizim­i”/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgim­in për ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni­n Rrapaj

SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme 3 muaj

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme pranoi dje pjesërisht kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgim­it për personat nën hetim për koncesioni­n e sterilizim­it, Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu. GJKKO pranoi që hetimi për këtë dosje të zgjatet me 1 muaj e 15 ditë, jo 3 sa kishte kërkuar SPAK. Vetëm dy ditë më parë, SPAK i sekuestroi pasuritë biznesmeni­t Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë. Hetimi ndaj koncesioni­t të sterilizim­it bën fjalë për shkeljet e pretenduar­a nga SPAK, në koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj. Pas hetimeve të nisura në 1 janar të viti 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” e “Falsifikim dokumentes­h” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoresh­ë juridike në Ministrinë e Shëndetësi­së.

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgim­it me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani dhe Saimir

Kadiu.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania