Gazeta Shqiptare

Akuzohej për abuzim seksual me të miturën në Elbasan, Apeli liron 65-vjeçarin Algjir Skiljan: S’ka prova kundër tij

-

ELBASAN - Gjykata e Apelit në Elbasan vendosi dje lirimin e 65-vjeçarit Algjir Skilja, i cili akuzohej se kishte përdhunuar një të mitur 6-vjeçare. Denoncim ky i bërë 8 vite më vonë nga nëna dhe vajza që sot është 14 vjeçe. Apeli bëri dje me dije se, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit. Në këto kushte, ka qenë vetë organi i akuzës ai që ka kërkuar lirimin e menjëhersh­ëm të

NJOFTIMI I APELIT

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me revokimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A.S, “Arrest në burg”, parashikua­r nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, në alternativ­ë zëvendësim­i i masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A.S, nga “Arrest me burg” parashikua­r nga neni 238 i Kodit të Procedurës

Penale në caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikua­r nga neni 234 i Kodit Procedurës Penale, si dhe në alternativ­ë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, parashikua­r nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur”, e parashikua­r nga neni 100/2 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit

të Përgjithsh­ëm Elbasan, me vendimin nr.903, datë 21.12.2023, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit A.S.. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke e hetuar shtetasin A.S nën masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë. Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit. A.S., vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale të parashikua­r nga neni 100/ 2 i Kodit Penal, si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit, gjë që bazuar në nenin 260/1 të Kodit të Procedurës Penale, passjell revokimin e masës së sigurimit. Në përfundim të gjykimit, më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi: -Ndryshimin e vendimit Nr. 903 , datë 21.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan , në këtë mënyrë; -Revokimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të dyshuarit A.S. me vendimin Nr. 567, datë 23.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan. -Urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i të dyshuarit A.S., nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania