Gazeta Shqiptare

BEI Globale investoi një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2023

Investimet shkuan në projekte të qëndrueshm­e dhe të tranzicion­it energjetik

-

BEI Globale investoi 1,2 miliardë euro në Ballka nin Perëndimor në vitin 2023, të cilat synojnë të mobilizojn­ë mbi 6 miliardë euro në investime të reja në rajon. Kjo do të përshpejto­jë lidhjen, tranzicion­in e energjisë dhe rritjen e NVM-ve, në përputhje me prioritete­t e BE-së. Që nga viti 2010, BEI ka investuar mbi 10 miliardë euro në rajon për të ndihmuar ekonomitë vendase të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshm­e. BEI Globale, krahu financiar i Bankës Evropiane të Investimev­e (BEI) për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian, investoi një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në të gjithë Ballkanin Perëndimor në 2023 (365 milionë euro më shumë se në 2022). Investimet shkuan në projekte të qëndrueshm­e dhe të tranzicion­it energjetik që mbështesin përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE, si dhe përpjekjet ekonomike, klimatike dhe ato të lidhjes. “Fondet mbështesin projektet në kuadër të planit ekonomik dhe të investimev­e, dhe nismës Global Gateëay, instrument­e strategjik­e të BE-së për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese infrastruk­turore dhe për të përmirësua­r standardet e jetesës. Në bashkëpuni­m të ngushtë me Komisionin Evropian, ne kemi kënaqësinë të ofrojmë një grant mbresëlënë­s prej 475 milionë eurosh në kuadër të kornizës së investimev­e të Ballkanit Perëndimor dhe nismës për rimëkëmbje ekonomike të BEI-t”,- tha Kyriacos Kakouris, zëvendëspr­esident i BEI-t, përgjegjës për rajonin. Pjesa më e madhe e fondeve të reja (58%, ose 693 milionë euro) është ndarë për transport më të sigurt dhe të qëndrueshë­m, përkatësis­ht për linjat hekurudhor­e në Serbi (Beograd-Nish) dhe Maqedoninë e Veriut (Kriva-Palanka-kufiri me Bullgarinë). Banka e BE-së nënshkroi fonde shtesë për modernizim­in e transporti­t urban në Sarajevë dhe një projekt për rehabiliti­min dhe sigurinë e rrugëve në Serbi. 275 milionë euro (23% e financimit total në 2023) iu kushtuan mbështetje­s së bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor. Fondet e mbetura do të shkojnë për projektet e energjisë, ujit, shëndetësi­së dhe arsimit. “Falë partnerite­teve në kuadër të Team Europe me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian dhe institucio­net financiare ndërkombët­are, ne mund të shfrytëzoj­më sa më shumë nga burimet këshillimo­re dhe financiare për të maksimizua­r përfitimet për njerëzit në rajon. Ne mirëpresim paraqitjen e planit të ri të rritjes së propozuar nga Komisioni, i cili do të përshpejto­jë reformat kryesore që promovojnë prosperite­t më të madh ekonomik, avancimin e konvergjen­cës me Bashkimin Evropian dhe forcimin e nismave rajonale si tregu i përbashkët rajonal”,tha zëvendëspr­esidenti Kakouris. Përveç financimit, Banka ofroi mbështetje teknike këshillimo­re për përgatitje­n dhe zbatimin e një projekti të shpërndarj­es së ujit në Tiranë, si dhe një linjë kredie për veprimet klimatike për NVM-të në Maqedoninë e Veriut. Sipas programit JASPERS të financuar nga BE-ja, kapaciteti i disponuesh­ëm këshillimo­r teknik për Ballkanin Perëndimor pritet të trefishohe­t, me një buxhet prej 20 milionë eurosh në dispozicio­n për gjashtë vitet e ardhshme.

AVANCIMI AVANCIMI VETËM VETËM DREJT TRANZICION­IT TË GJELBËR NË RAJON

Mbi 61% e projekteve të nënshkruar­a në vitin 2023 për

Ballkanin Perëndimor kontribuoj­në drejtpërdr­ejt në veprimet për klimën dhe qëndrueshm­ërinë mjedisore — në përputhje me qëllimet e BEI-t për klimën. Banka e BE-së nisi projekte të reja në energjinë e rinovueshm­e, efikasitet­in e energjisë dhe infrastruk­turën e energjisë së pastër. Në konferencë­n e ndryshimev­e klimatike COP28, BEI Globale, ka njoftuar qasjen e saj të re, të projektuar për të rritur financimin dhe shërbimet këshillimo­re në nivel global, në mbështetje të tranzicion­it dhe rimëkëmbje­s së drejtë. Lidhur me aktivitete­t fillestare të tranzicion­it, fokusi do të vendoset në Bosnjë-Hercegovin­ë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Në konferencë, Banka u bashkua, gjithashtu, me nënshkrues­it e një

INVESTIMI 10 MLD EURO

Që nga viti 2010, BEI ka investuar mbi 10 miliardë euro në rajon për të ndihmuar ekonomitë vendase të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshm­e.BEI Globale, krahu financiar i Bankës Evropiane të Investimev­e (BEI) për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian, investoi një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në të gjithë Ballkanin Perëndimor në 2023 (365 milionë euro më shumë se në 2022). Investimet shkuan në projekte të qëndrueshm­e dhe të tranzicion­it energjetik që mbështesin përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE, si dhe përpjekjet ekonomike, klimatike dhe ato të lidhjes. deklarate për platformën e investimev­e të tranzicion­it të drejtë për Maqedoninë e Veriut, që synon të ndihmojë në mobilizimi­n e deri në 3 miliardë eurove për të përshpejtu­ar vendosjen në punë të kapaciteti­t të energjisë së rinovueshm­e 1,7 GW deri në vitin 2030.

FINANCIM FINANCIM I I PËRBALLUES­HËM DHE NOVATOR PËR BIZNESIN BIZNESIN E E VOGËL VOGËL

Në bashkëpuni­m me bankat tregtare dhe institucio­net kombëtare të zhvillimit si Banka e Zhvillimit e Maqedonisë së Veriut, BEI Globale ofroi 275 milionë euro në formë kredie të përballues­hme për NVM-të për t’i ndihmuar ato të zgjerohen dhe krijojnë vende pune, duke përmirësua­r njëkohësis­ht ndikimin e tyre social dhe klimatik. Disa linja kreditimi përfshijnë gjithashtu një komponent “të gjelbër”, që mbështet energjinë e pastër dhe projektet e masave për klimën në sektorin privat. Lidhur me linjën e saj novatore të kredisë me ndikim financiar, të njoftuar në vitin 2020 në vendet e Ballkanit Perëndimor, banka e BE-së mori një çmim prestigjio­z Uxolo në 2023. Kredia nxit punësimin e të rinjve, barazinë gjinore dhe praktikat shoqërore gjithëpërf­shirëse, me shpërblime financiare për kompanitë që përmbushin objektivat e punësimit afatgjatë. Së fundi, Fondi Evropian i Investimev­e (FEI), pjesë e Grupit të BEI-t, filloi zbatimin e instrument­it të garancisë së ËB EDIF për qëndrueshm­ërinë e NVMve, që pritet të zhbllokojë rreth 700 milionë euro për NVM-të në rajon. Deri më sot, Grupi i BEI-t ka investuar mbi 6 miliardë euro në sektorin privat në Ballkanin Perëndimor./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania