Gazeta Shqiptare

Turizmi natyror/ 4.5 mln vizitorë në zonat e mbrojtura, kryeson Shkodra, më pas Fieri dhe Vlora

-

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizitu ar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas. Pavarësish­t ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistika­t e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. “Në lidhje me turizmin natyror, të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave, vendas që kanë vizituar zonat tonat e mbrojtura. Mbështetur në të dhënat e sjella nga zonat e mbrojtura rezulton një ulje e moderuar prej 1,7% krahasuar me numrin e vizitorëve gjatë vitit paraardhës”,-thuhet në raport. Shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalit­et apo mungesë të sistemeve që mund të kontrolloj­në numrin e saktë përmes të vizitorëve. Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar? Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin. Këtë vit është Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve, ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora. Ndërkohë rreth 2 milionë vizitore të huaj dhe vendas kanë vizituar parqet kombëtare të vendit tonë gjatë vitit 2023. Ky vit shënon një rritje 40,2% krahasuar dhe me vitin paraardhës. Parku kombëtar më i vizituar është Divjakë-Karavastaj­a, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorit. Janë 425,000 vizitore që kanë vizituar Monumentet e Natyrës gjatë vitit 2023, kjo vlerë shënon një ulje në masën 0,5% krahasuar me vitin 2022. Ujërat Termale të Bënjës, Shpella Shënandoit dhe Sarisallti­k janë Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023. Liqeni i Shkodrës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qenë Rezervatet Natyrore më të vizituara gjatë vitit 2023./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania