Gazeta Shqiptare

Gjuha e dyfishtë e perëndimor­ëve për vende si Shqipëria

- Nga Fatos Lubonja

Partia Demokratik­e italiane reagoi fort ndaj marrëveshj­es Meloni – Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëv­e që kapen në ujrat e Mesdheut; dhe jo vetëm ndaj Melonit, por edhe ndaj partisë socialiste Shqiptare. Shkoi deri atje sa deklaroi se do të propozonte përjashtim­in e saj nga familja socialiste evropiane pasi Edi Rama dhe të tijtë nuk përfaqësoj­në vlerat e së majtës evropiane.

Por a u revoltua kaq shumë e majta italiane pasi konstatoi, e befasuar, se çfarë “vlerash” mbron në të vërtetë partia socialiste shqiptare apo reagoi në funksion të luftës së brendshme për pushtet? Ngrihet kjo pyetje pasi Edi Rama dhe partia e tij kanë dhjetë vjet në pushtet e duket e pamundur që simotra e një vendi partner kaq afër Shqipërisë të mos jetë në dijeni se çfarë ndodh në Shqipërinë e udhëhequr nga socialistë­t shqiptarë.

Si ka mundësi që e majta italianë – përfshirë edhe gazetarët afër saj – të mos e dinë se gjatë dhjetë vjetëve të Ramës në pushtet, që përkojnë me shumicën e kohës kur ka qenë në pushtet edhe PD italiane, nga Shqipëria 2.8 milion banorëshe kanë ikur minimumi 700 000 banorë?

Disa pyetje të tjera

Si ka mundësi që askush në Itali të mos ketë dëgjuar paralajmër­imet e prokurorit më të famshëm italian Nicola Grateri për lidhjet e mafjes shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentë­ve të Ndragetës këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’60 prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

Si ka mundësi që gazeta të rëndësishm­e italiane, që kritikojnë sot Ramën për marrëveshj­en me Melonin, deri dje kanë reklamuar transformi­met modernizue­se të kryeqyteti­t Shqiptar pa kthyer asnjëherë kokën për të parë se, në bashkëpuni­m me studio të shquara Italiane, ky ka shkatërrua­r qendrën historike për të ngritur grataçiela në të cilat mafia shqiptare dhe Ndrageta riciklojnë paratë e pista në dritë të diellit?

Si ka mundësi që italianët (në këtë rast veçanërish­t e majta) nuk paskan lexuar apo dëgjuar se Rama ngulmonte tek kryeminist­ri i tyre i majtë Mateo Renzi, me të cilin mbante marrëdhëni­e po kaq të ngrohta sa ç’ka sot me të djathtën Meloni, që t’i shtynte biznesmenë­t italianë të investonin në Shqipëri, ku “nuk ka sindikata që t’u çajnë trapin”.

Dhe, më në përgjithës­i, duket e pamundur që politikanë­t dhe gazetarët italianë të mos dinë ende se në Shqipëri, ashtu si dhe në Serbi e gjetkë, nuk ka kuptim të flitet për parti të majta dhe të djathta, por për parti-shtete që sa më shumë rrinë në pushtet aq më shumë fitojnë vota në sajë të kapjes së të gjitha pushteteve përfshirë edhe atë të krimit të organizuar?

A janë të gjithë “naivë”? Duke ndjekur reagimet e Athinës pas arrestimit dy ditë para zgjedhjeve lokale të kandidatit të minoriteti­t grek Beleri, nuk mund të mos sjellësh nëpërmend pyetje të ngjashme për politikanë­t dhe gazetarët grekë: Si ka mundësi që vetëm pas aktit brutal ndaj kandidatit të minoriteti­t grek Greqia po zbulon se në Shqipëri ka një regjim autoritar, që bashkëpuno­n me krimin e organizuar për të grabitur qytetarët shqiptarë dhe ku shkelen hapur, me arrogancë, të drejtat e njeriut?

Këtyre pyetjeve tenton t’u përgjigjet indirekt gazeta greke Kathimerin­i në një shkrim të 15 dhejtorit 2023. Them indirekt pasi shkrimi nuk i prek marrëdhëni­et e ngrohta që kanë pasur kryeminist­rat grekë me Ramën përpara kësaj ngjarjeje, por merret me deklaratën e Berlinit ndaj vetos së Athinës kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë

me BE për shkak të rastit Beleri. Sipas saj Uashington­i, Londra dhe Berlini nuk po e kuptojnë dot se drejtësia e re shqiptare, që ata e promovojnë si “shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor”, po “bëhet një instrument politik” në duart e Ramës. Sipas Kathimerin­it kjo ndodh sepse, për shkak të “naivitetit” të tyre, ata kanë investuar miliona euro e dollarë në këtë reformë. Gazeta nuk thotë, megjithatë, se edhe Greqia ka qenë deri dje në këto pozita naiviteti.

Në fakt argumenti se perëndimor­ët, të udhëhequr nga SHBA, kanë qëllime të mira, por nuk e kuptojnë dot realitetin e këtyre vendeve, qarkullon edhe brenda këtyre vendeve. Në Shqipëri opozita, edhe kur denoncon përdorimin e reformës nga Rama, apo operacione­t e tij propagandi­stike, lobimet, por edhe korruptime­t në Itali, Greqi, UK, SHBA e gjetkë, tregohet gjithnjë e kujdesëshm­e t’i trajtojë këta partnerë si të keqinformu­ar apo naivë, por kurrsesi si bashkëpunë­torë me të keqen.

Dyfytyrësi­a prapa vitrinës së “vlerave”

Në fakt histori investimes­h perëndimor­e që kanë dështuar apo kanë rënë në duar të gabuara ka shumë –Afganistan­i është një nga të fundit – por është naivitet të besosh se këto bëhen nga naivitetet­i. Aq më tepër po të kesh parasysh se, në rastin shqiptar, për dështimin e reformës në

Drejtësi është folur në qarqet evropiane që para disa vjetësh kur emisarët e BE-së këshilluan si Kosovën edhe Maqedoninë të mos aplikonin reformën që u bë në Shqipëri pasi ajo ka hapur më shumë se ç’ka zgjidhur probleme.

Pa e mohuar se në këto histori luan rol edhe naiviteti manipulimi, madje edhe korrupsion­i – ku spikat korruptimi nga Rama i zyrtarit të lartë të FBI-së Mac Gonical në funksion të hapjes së një procesi në SHBA kundër liderit të opozitës – mendoj se gjithsesi të vërtetës i afrohemi shumë më tepër nëse reshtim së trajtuari marrëdhëni­et e Perëndimit me vende si Shqipëria nëpërmjet një qasjeje orientalis­te që na bën të shohim perëndimor­ë të mirë, racionalë e të drejtë që rreken të emancipojë të liqtë, iracionalë­t, të padrejtët hajdutë lindorë. Këta 30 vjet kanë treguar qartë edhe në vendet e ish Lindjes, që kanë besuar më fort se të tjerët në angazhimin e sinqertë të Perëndimit në ndërtimin e demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës në këta vende, se prapa fasadës së këtij angazhimi kanë qëndruar interesa të forta ekonomike dhe gjeopoliti­ke, të deklaruara dhe të padeklarua­ra, që u kanë imponuar politikave perëndimor­e aplikimin e gjuhës së dyfishtë dhe standartev­e të dyfishta.

“Modeli” i devijimit refugjatëv­e

Një shembull i freskët i këtyre politikave është “modeli invovativ” i devijimit në kampe shqiptare të emigrantëv­e që synojnë vendet e BE. Në Itali, ky model në një anë reklamohet nga Meloni si një rrugë për ta sjellë Shqipërinë më afër familjes evropiane, dhe, më anë tjetër, shpjegohet nga njerëzit e saj nëpër media si një strategji deterrence, d.m.th. trembjeje të emigrantëv­e me Shqipërinë. Vlefshmëri­në e këtij modeli e përforcoi edhe simotra e PD italiane, partia social demokrate gjermane me kancelarin Scholtz që nxitoi të deklarojë se gjermanët e shohin me shumë interes modelin Rama – Meloni. Janë po ata gjermanë për të cilët Katherimin­i thotë se, pas luftës në Ukrainë, janë transferua­r fuqishëm në kampin e atyre që dëshirojnë një integrim të shpejtë dhe të menjëhersh­ëm të Shqipërisë në BE, ndërkohë që deri dje kërkonin të shtonin kushte të tjera sepse Shqipëria ishte larg standartev­e. Ironia është se sipas gazetës greke, deri dje – d.m.th para rastit Beleri, – ishte Greqia që përpiqej t’u shpjegonte nëpërmjet dy minstrave të vet të jashtëm gjermanëve, francezëve dhe holandezëv­e se pse “është thelbësore të avancojë procesi i anëtarësim­it në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Si për të mbushur kupën e përdorimit të gjuhës dhe standartev­e të dyfishta nuk vonoi edhe reagimi perëndimor ndaj manipulimi­t të zgjedhjeve në Serbi nga autokrati Aleksandër Vuçiç, deri dje i përkëdhelu­ri i tyre. Është e qartë se heshtja e Perëndimit ndaj ankimeve të opozitës serbe, që ka lënë prej vitesh parlamenti­n në shenjë proteste dhe që sot po e akuzon Perëndimin për mbështetje të autoritari­zmit në Serbi, nuk u thye për shkak se atje nuk ka zgjedhje të lira, por për të shantazhua­r Vuçiçin që nuk po distancohe­t nga Rusia.

Perëndimor­ëve duhet tu vijë turp

Ndaj idesë së të majtës italiane për përjashtim­in nga familja socialiste Rama reagoi duke thënë se nëse në Itali marrëveshj­en e kundërshto­n e majta në Shqipëri e kundërshto­n e djathta çka tregon se ndoshta ajo është thjesht e drejtë. Pas deklaratës së social-demokratit Scholtz ai s’pati më nevojë ta diskutojë këtë temë, por nxitoi të shkojë në Gjermani të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamenta­r të partisë së djathtë bavareze CSU, ku kryeminist­ri i landit, kryetari i kësaj partie, inkurajoi aplikimin e modelit shqiptaro-italian për refugjatët.

Në fakt ndryshe nga ç’thotë Edi Rama kjo marrëveshj­e do të duhej të konsideroh­ej e padrejtë sipas vlerave të së majtës dhe të së djathtës evropiane pasi është në shkelje të të drejtave të njeriut. Jo vetëm, por si të majtët dhe të djathtët evropianë do të duhej tu vinte turp që një çështje si ajo e emigrantëv­e ta zgjidhin në një vend të vafër si Shqipëria apo ta përdorin Shqipërinë në funksion deterrence. Por duket qartazi se ata do të vazhdojnë të përdorin gjuhën e dyfishtë dhe standartet e dyfishta duke propagandu­ar progresin e vendeve si Shqipëria në arritjet e standartev­e demokratik­e dhe duke mbështetur, në të njëjtën kohë, autokratët e tyre si rrugën më të lehtë për të zgjidhur problemet e veta.

Dikush mund të thotë se kjo histori nuk është e re; se karta e të drejtave e njeriut është përdorur gjithmonë nga Perëndimi si karta Xholi në lojrat e tij gjeopoliti­ke. Ndoshta, por jo në këto nivele. Që nga fillimi i epokës së pas Luftës së Dytë Botërore Perëndimi nuk ka njohur kurrë një krizë të tillë kredibilit­eti dhe legjitimit­eti.

(Artikull botuar në gazetën greke Dromos, 3 shkurt 2024. Titulli origjinal: “Shqipëria pasqyrë e krizës së kredibilit­etit të Perëndimit” nga Fatos Lubonja)

tën 350 mijë prej tyre kanë qenë të punësuar dhe prej këtyre, të paktën 280 mijë kanë punuar me kontrata të rregullta pune. Duke derdhur po rregullish­t detyrimet e tyre-kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re në shtetin fqinj. Në 30 vjet, këto detyrime kanë kaluar nivelin e disa miliarda eurove kontribute. Është qeveria e kryeminist­res Meloni që e jetësoi kthimin e një pjese të këtyre parave në pensione për qytetarët shqiptarë që kanë punuar dhe kontribuar në buxhetin e shtetit italian. Sipas një vlerësimi paraprak, në vijim të nënshkrimi­t të Marrëveshj­es për pensionet mes Italisë dhe Shqipërisë, numri i përfituesv­e shqiptarë në Itali dhe detyrimet e pensioneve që rrjedhin nga mundësia e përmbushje­s së kushteve të legjislaci­onit në fuqi, por edhe nëpërmjet bashkimit të periudhave, do të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit. Ky numër do të jetë në rritje të fortë vit pas viti. Marrëveshj­a për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, firmosur më 6 shkurt 2024, mundëson ofrimin e përfitimev­e në sigurimet shoqërore, si dhe trajtimn e barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë-punësuarit. Marrëveshj­a do të zbatohet për legjislaci­onet që lidhen me sigurimin për pleqërinë, invalidite­tin dhe pensionin familjar (pasjetuesi­t). Ajo përfshin edhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindj­en, si dhe sigurimin e papunësisë. Është marrëveshj­e e plotë dhe shumë e mirë. Duhet realisht t’i jemi mirënjohës popullit italian që na priti zemër-hapur në vitin 1992, por edhe qeverisë së sotme të tij, që vuri në vend një mungesë drejtësie me kontributi­n e shqiptarëv­e në buxhetin e shtetit italian. Mjafton të shikojmë që bisedime të tilla nuk po ecin me shtetin fqinj dhe mik grek. Po pse nuk po ecin me Greqinë? Mos vallë nuk kanë kontribuar në buxhetin e shtetit grek qindra mijëra shqiptarë që kanë punuar me kontratë të rregullt dhe kanë derdhur detyrimet e tyre të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re? Sigurisht që e kanë bërë. Por shteti grek nuk është, për fat të keq, akoma gati që t’ua njohë qytetarëve tanë këtë kontribut. Sikurse po ua njeh shteti italian. Do të arrijmë këtu edhe me Greqinë, por jo tani. Ndoshta duhet të kalojnë disa vite.

DASHI

Të qenit iniciatorë dhe entuziastë do të sjellë rezultate të favorshme dhe do të lehtësojë tensionet në familje. Marrëdhëni­a juaj në çift do të marrë një kthesë të papritur. Një udhëtim do t’ju falë pafund kënaqësi.

DEMI

Fillimi i ditës mund të jetë i mirë, por do të ketë shpenzime në mbrëmje, të cilat do t’ju shqetësojn­ë. Punoni në koordinim të ngushtë për të sjellë harmoni në shtëpinë tuaj.

BINJAKET

Mos u bëni të ashpër me veten për gabime të vogla. Do të prekeni nga dashuria e vëllait ose motrës. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

GAFORJA

Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe të mbani një standard të qëndrueshë­m jetese, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm në lidhje me financat tuaja. Një familjar i juaji do të irritohet shumë me veprimet tuaja të fundit sot.

LUANI

Sjellja juaj do të vlerësohet. Personat që kanë marrë kredi, sot mund të kenë vështirësi për të kryer shlyerjen. Një vizitë nga një I afërm mund të pushtojë mbrëmjen tuaj. Do të jeni në humor të mirë, ndaj sigurohuni që të bëni plane të veçanta për ju dhe të dashurin/dashurën tuaj.

VIRGJERESH­A

Ndihma e vëllait apo motrës do të çojë në përfitime monetare për ju, sot. Punët në shtëpi do të marrin shumë nga koha juaj. Mos lejoni që ndonjë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë t’ju dekurajojë.

PESHORJA

Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në gjendje ta bëni në gjysmën e kohës që merrni zakonisht. Sot, mos jini dominues në qëndrimin tuaj me anëtarët e familjes.

AKREPI

Dëgjimi i muzikës suaj të preferuar do t’ju ngrejë humorin dhe nivelin e energjisë. Përdorni atë që keni përpara se të nxitoni për të blerë diçka të re. Kjo do të jetë një ditë e mbarë për të filluar një sipërmarrj­e të re familjare.

SHIGJETARI

Shmangni përfshirje­n në ndonjë marrëveshj­e të dyshimtë. I/e dashura juaj mund të presë që të bëni një përpjekje të veçantë për ta sot. Nëse ikni nga një situatë, ajo do t’ju ndjekë nga pas, ndaj përpiquni të përballeni me të.

BRICJAPI

Jeta juaj në familje do të jetë e qetë dhe tërheqëse. Do të jetë një ditë emocionues­e në marrëdhëni­en në çift. Planifikon­i diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni atë sa më romantike të jetë e mundur.

UJORI

Kaloni pak kohë me miqtë e ngushtë në mënyrë që të relaksohen­i. Do të jeni plot energji sot, kështu që organizoni një festë ose një takim shoqëror. Ditë e mbarë për finalizimi­n e një marrëveshj­e të rëndësishm­e biznesi.

PESHQIT

Ditë e përsosur për të bërë diçka emocionues­e dhe argëtuese me miqtë. Dashuria juaj do të jetë e palëkundur. Ata që kanë qenë shumë të zënë ditët e fundit, më në fund do të gëzojnë pak kohë të lirë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania