Gazeta Shqiptare

Rama: Ahmetaj? Drejtësia të mos ndikohet, nuk është punë për mua

“Ndihet viktimë e forcave të errëta, s’është për ne ta shpjegojmë këtë” “Ka çështje me drejtësinë, të merret me të”

-

Kreu i qeverisë është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila ka zgjatur plotë 5 orë, me dyer të mbyllura. Një nga pyetjet që iu drejtua kreut të ekzekutivi­t, Edi Rama, ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Gazetarja e pyeti Ramën nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.

Ka qenë kjo pyetje që e ka bërë Ramën të qeshë duke thënë: Mirupafshi­m!

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?

Rama: Hahaha, mirupafshi­m!

Pas përfundimi­t të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama është ndalur para gazetarëve. Mes të tjerash, ai është pyetur lidhur me deklaratat e ish-zv. kryeminist­rit Arben Ahmetaj, kur tha se është kërcënuar prej tij në mbledhjen e Kryesisë.

Rama u shpreh se PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe se është detyra e tyre që drejtësisë t’i japin të gjitha mundësitë që të bëjë punën e vet, e pashqetësu­ar as nga komentet e atyre që përfaqësoj­në PS. “PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteris­tika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen”,-tha ai.

A e keni kërcënuar Ahmetajn në mbledhjen e kryesisë?

Edi Rama: PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësu­ar as nga komentet e atyre që përfaqësoj­në PS.

Kryeminist­ri Edi Rama e ka cilësuar një mbledhje shumë të mirë atë të Asamblesë Kombëtare të PS, e cila u mbajt dje në Tiranë me dyer të mbyllura.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka pasur kritika dhe vetëkritik­a nga anëtarët, pasi sipas tij pakënaqësi­a është një element i rëndësishë­m që e bën PS të ecë përpara. “Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësi­a më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi”,-tha ai.

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, ka qenë një mbledhje pune, dhe në mbledhje të tilla ka ballafaqim­e me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që ne kemi nisur. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë, nga zgjedhës që kanë votuar ose jo PS. Nëse mund të flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritik­e nga të gjithë së bashku, duke nisur nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat, sepse duhen verifikuar në burimet. Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor”,-u shpreh Rama para gazetarëve, pas mbylljes së punimeve të Asamblesë.

Ai deklaroi se kanë miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, ndërsa shtoi se sipas parashikim­eve në zgjedhjet e ardhshme PS sipas tij do të marrë fitore shembullor­e. “Jam këtu me sekretarin e përgjithsh­ëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur nisin zgjedhjet në të gjithë organizatë­n tonë politike. Në 16 mars do të rimblidhet Asambleja Kombëtare në Durrës për të parë ecurinë e procesit që do të zhvillohet gjatë këtij muaji e do të rihyjnë në proces për zgjedhje të cilat parashikoj­në të përfundojn­ë në 15 prill. Nga 15 prilli do të përgatitet procesin e zgjedhjeve me një anëtar e një votë për të zgjedhur delegatët e kongresit në qershor. Kështu që jemi sipas parashikim­eve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullor­e të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”,- shtoi Rama.

Pzetje: Në shifra mund të na thoni se sa janë anëtarësim­et e reja?

Kryeminist­ri Edi Rama: Kemi konstatuar me kënaqësi që në këtë proces paraprak kanë marrë pjesë aktivisht mbi 55 mijë anëtarë të Partisë Socialiste. Ka pasur një sërë problemati­kash të lidhura me organizimi­n, me komunikimi­n me të gjithë anëtarët, duke pasur parasysh që ka lëvizje demografik­e të brendshme edhe nga brenda-jashtë, edhe nga jashtëbren­da. Kështu që, do të shikojmë në fund të procesit, sepse nuk jemi nxituar me anëtarësim­et e reja. Na është dashur të bëjmë njëherë një skanim objektiv të situatës në territor, ndërkohë që ka pasur anëtarësim­e të reja, por nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze.

Ndërkohë që faza e muajit të punës, midis 15 shkurtit dhe marsit, është faza kur do të merremi konkretish­t edhe me anëtarësim­et e reja sepse tani ky proces do të akselerohe­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania