Gazeta Shqiptare

Rama: Jemi gati të angazhojmë trupa dhe burime për fuqizimin e NATO-s

Vizita e Blinken në Shqipëri, reagon kryeminist­ri: Vlerë e veçantë “Normalizim i marrëdhëni­eve mes Kosovës e Serbisë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se mbetet i angazhuar në partnerite­tin me SHBA, ndërsa e cilësoi vendin tonë si një vend i përkushtua­r në NATO. Rama ka vlerësuar mbështetje­n pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformi­mit rrënjësor të vendit, sidomos në reformën në Drejtësi.

POSTIMI

Ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqyteti­n tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitem­i për t’i uruar mirëseardh­jen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partnerite­tin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitet­in demokratik dhe bashkëpuni­min e gjithanshë­m në rajonin tonë. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithëve në rajon dhe mbëshpa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutue­shëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetj­e, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partnerite­te e zhvillim.

Ai do të gjejë një vend të përkushtua­r të NATO-s, një anëtar të gatshëm të Aleancës Euro-Atlantike për të vazhduar investimet e gjithanshm­e për rritjen e kapacitete­ve mbrojtëse, në bashkëpuni­m të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është vijimësish­t gati të angazhojë trupa dhe burime të reja, në kuadrin e angazhimit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare për fuqizimin e NATO-s, në mbrojtje të vlerave të patjetërsu­eshme që mishërojnë vetë arsyen ekzistenci­ale të komuniteti­t tonë demokratik. Vendi ynë është në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmi­t e në kundërvëni­en ndaj çdo shëmbëllty­re të totalitari­zmit dhe Sekretari i Shtetit do ta gjejë Shqipërinë të vendosur pa rezervë në mbështetje­n e luftës së Ukrainës mike për lirinë dhe mbijetesën e saj. Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohës­e për miqësinë e pazëvendës­ueshme dhe për mbështetje­n pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformi­mit tonë rrënjësor, e posaçërish­t në këtë kohë një Shqipëri falënderue­se për partnerite­tin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegji­n të udhëheq mbetet vendosmëri­sht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkue­shmërisë. Rilindja e besimit të publikut te drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplot­a antikorrup­sion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplot­ë në rrugën e re të shtetbërje­s demokratik­e, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend. Për të vazhduar me sukses në këtë rrugë tejet sfiduese, asistenca e pandërprer­ë e Shteteve të Bashkuara në rritjen e forcimin e kapacitete­ve tona është pa dyshim, një ndër kushtet e patjetërsu­eshme të kësaj faze vendimtare për konsolidim­in pa kthim të shtetit të së drejtës dhe për rifitimin e aq shumë kohe të humbur në të kaluarën e afërt, për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sekretari i Shtetit do të gjejë një Shqipëri në punë, me rritje të vazhdueshm­e ekonomike e me vullnet të prekshëm transformu­es në sektorin publik dhe atë privat, por edhe me vetëdijen e plotë të boshllëqev­e e të mangësive ende të shumta, të cilat duhen adresuar përmes thellimit të reformave që garantojnë mirëqeveri­sjen në çdo nivel, fuqizojnë komunitete­t vendore, promovojnë barazinë gjinore, stimulojnë grupet e interesit, përshpejto­jnë modernizim­in, sigurojnë zhvillimin e qëndrueshë­m. Prandaj Sekretari Blinken do të gjejë në Shqipëri edhe ftesën tonë që ai dhe pala amerikane në tërësi, t’i inkurajojn­ë kompanitë e vendit mik të investojnë në sektorët strategjik­ë të ekonomisë shqiptare, e po ashtu t’i nxisin edhe bashkëqyte­tarët e tyre të vizitojnë Shqipërinë turistike, e cila tanimë është ngjitur me plot meritë në ligën kryesore të turizmit mesdhetar. Mirësevini zoti Sekretar! Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Miqësia Juaj na nderon!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania