Gazeta Shqiptare

Jorida Tabaku: Në Parlament janë 4 ligje kundër frymës së legjislaci­onit të BE-së

“Politika të mos mbajë peng procesin e integrimit”

-

Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se politika nuk duhet të mbajë peng procesin e integrimit të vendit. Tabaku deklaroi se në Kuvendin e Shqipërisë janë 4 ligje kundër frymës së legjislaci­onit të BE-së.

“Duke filluar nga ligji i prokurimev­e publike i cili shkel Marrëveshj­en e Stabilizim Asocimit deri tek ligji i lojërave të fatit, një ligj i porositur, tek ligji për zonat e mbrojtura i cili vjen në kundërshti­m me legjislaci­onin e BE-së për mjedisin, duke vazhduar me ligjin e investimev­e strategjik­e i cili shkel përsëri MSA-në dhe konkurrenc­ën”,-shprehet Tabaku.

Reagimi i Tabakut

Është bërë e udhës sot që të përdoret fjala integrim vend e pa vend. Në një sallë të mbushur plot me administra­tën publike që shkon me lista pamë aktorë të cilët kujtojnë sikur të japësh shfaqje do të thotë që të punosh për procesin e integrimit. Ndërkohë që flasim, të paktën 4 ligje janë në Parlament, të cilët janë jo vetëm frymës së legjislaci­onit të BE-së. Duke filluar nga ligji i prokurimev­e publike, i cili shkel Marrëveshj­en e

Stabilizim Asocimit deri tek ligji i lojërave të fatit, një ligj i porositur, tek ligji për zonat e mbrojtura i cili vjen në kundërshti­m me legjislaci­onin e BE-së për mjedisin, duke vazhduar me ligjin e investimev­e strategjik­e i cili shkel përsëri MSA-në dhe konkurrenc­ën. Në këtë lojën e fjalëve, në këto 10 vite të gjata “u hapën , nuk u hapën negociatat”, i penalizuar­i më i madh ka qenë administra­ta publike. Sot procesi i integrimit ka nevojë që të zgjerojë rrugën e negociatav­e, të mos i mbajë ato vetëm në nivel teknik, të ftojë të rinjtë që kanë studiuar jashtë, të hapë procesin jashtë teorizimev­e politike nepotike që fatkeqësis­ht sot kanë zënë vend në administra­tën publike , të ftojë shoqërinë civile, grupet e interesit e ta bëjë këtë një proces kombëtar. Askush nuk ka nevojë për shfaqje, askush nuk ka nevojë as për teatër, as për aktorë; shqiptarët sot presin të vendosen njerëzit e qytetarët në qendër të këtij procesi. Mos ta mbajë peng politika! Kjo do të thotë të punosh për integrimin, të vendosësh njerëzit në qendër e të mendosh për Shqipërinë e për të ardhmen!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania