Gazeta Shqiptare

“VOA”: NATO reagon pas komenteve të Trump për mbrojtjen e aleatëve

-

Çdo sugjerim, se aleatët e NATO-s nuk do të mbronin njëri- tjetrin minon sigurinë e të gjithë aleancës dhe vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe europianë”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenber­g përmes një deklarate të dielën. Deklarata e tij erdhi pas komenteve të ish-Presidenti­n Donald Trump se nuk do të mbronte aleatët e NATOs që nuk po kontribuoj­në mjaftueshë­m financiari­sht në aleancë, në rast se do të sulmoheshi­n nga Rusia. “Çdo sulm ndaj NATOs do të përballet me një reagim të fortë dhe të bashkuar”,-shtoi shefi i NATO-s. Më herët edhe dy zyrtarë evropianë kritikuan ishPreside­ntin Donald Trump.

Komisioner­i i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të zotit Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikan­ët për zgjedhjet presidenci­ale të këtij viti. “Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësis­ht zgjedhjet presidenci­ale në Shtetet e Bashkuara”,-tha zoti Breton, duke shtuar se udhëheqësi­t e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjë­sh mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitete­t dhe shtojë shpenztet imet ushtarake. Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “Asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”. “Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për në, është angazhim konkret. Të minosh besueshmër­inë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”,shkroi ai. Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen. Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, zoti Trump citoi presidenti­n e “një vendi të madh”,-siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse zoti Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Zoti Trump tha se i ishte përgjigjur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha zoti Trump. “Ju duhet të paguani”, shtoi ish- Presidenti. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se “nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitet­in global dhe ekonominë amerikane.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania