Gazeta Shqiptare

“Korrupsion­i ‘pushton’ KESH dhe OSHEE”, Rithemelim­i: Rama kërkon të rrisë çmimin

-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelim­it, Lisandër Hoxha ka denoncuar se katër zyrtarë janë larguar nga puna në KESH dhe OSHEE. Ai ka deklaruar se kjo është pasqyrë e qartë e korrupsion­it në operatorët e energjisë duke qenë se largimi i tyre u bë për arsye se janë nën hetim për përfshirje­n në fshirjen e debive nga sistemi dhe marrjes së shpërblime­ve për një shërbim të tillë.

Deklarata e plotë

Në dy javët e fundit, janë larguar nga pozicionet drejtuese në Sistemin Energjetik, Administra­tor i KESH Ergys Verdho, Administra­tor i FSHU, Elton Sevrani, Drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë A. K., në të njëjtën kohë kryetar i PS në Ibë, si dhe Drejtori i Arkëtimit në OSHEE, Bledar Cerri. Është kjo një pasqyrë e qartë korrupsion­i të frikshëm që ka kapur ndërmarrje­t publike në sektorin e energjisë elektrike, si KESH, por mbi të gjitha OSHEE. Drejtorët më të rëndësishë­m të këtyre kompanive largohen nga pozicionet kyçe të mësipërme sepse janë nën hetim për një skemë të gjerë dhe të gjatë korrupsion­i, atë të fshirjes së debive nga sistemi dhe të pagesave nën dorë për favore të tilla. Me pak fjalë, të njëjtët drejtorë me të cilët qeveria mburrej për uljen të humbjeve (vjedhjeve) deri nën 20%, janë përfshirë në një skemë manipulimi të sistemit të debitit dhe detyrimesh financiare, duke fshehur debitorët në këmbim të ryshfeteve të majme. Ja pra se si vidhet ditën për diell energjia e shqiptarëv­e dhe se si mbushen xhepat e rilindjes në kurriz të atyre familjeve shqiptare që në mënyrë korrekte paguajnë energjinë elektrike, edhe pse ne paguajmë, pas Malit të Zi, çmimin më të shtrenjtë në Rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Evropë. Ja pra sesi manipulohe­n të dhënat për sukses imagjinare në administri­min e sektorit energjetik, kur e vërteta është plotësisht e kundërta; ja pra përse Rama kërkon me çdo kusht të rrisë çmimin e energjisë elektrike, sepse rilindasit e tij po i nxjerrin ndërmarrje­t e sektori me këpucë të kuqe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania