Gazeta Shqiptare

Basha: I janë përveshur SPAK se kanë frikë se po u vjen dita

Kryetari i PD: Të tregojmë diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës “Ata e kanë marrë peng prej 34 vitesh”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha nga një takim me degën e PD në Dimal foli për atë që ai e quan trekëndësh­i i Bermudës, duke theksuar se për interesa personale kanë marrë peng Shqipërinë. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se këta persona kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me të vërtetën dhe me ligjin. Sipas tij, frika nga drejtësia i ka detyruar që të sulmojnë dhe intimidojn­ë Prokurorin­ë e Posaçme

“Të tregojmë me vepra diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës, moçalit të interesave personave, të interesave të tarafeve politike, ekonomike dhe kriminale ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktore që kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng të ardhmen e vendit, po përzënë fëmijët dhe të rinjtë vetëm për pasurimit tyre, për hir të pushtetit të tyre, apo për hir të anktheve që kanë se shumë shpejt do të vijë dita e përballje me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vende fqinj, tashmë anëtare të BE janë përballur me ligjin dhe kjo është një rrugë pa kthim, si rruga e Shqipërisë evropiane.

Meraku që kanë është një ofensive ndaj SPAK për ta kërcënuar dhe intimiduar. Nuk ka kaluar 10 ditë që kur zv.kryeminist­ri i Ramës tregoi me gisht Ramën dhe Veliajn si përfitues dhe pronarë të aferës së incenerato­rëve. Kjo tregon se pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë. Kanë frikë dhe pa diskutim që duhet të kenë frikë”,-tha ndër të tjera Basha.

Basha u shpreh se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK, pasi fundi i pandëshkue­shmërisë theksoi ai është fillimi i Shqipërisë evropiane.

“Ndaj fundi i pandëshkue­shmërisë është fillimi i Shqipërisë europiane. Kjo është arsyeja pse PD e ka thelbësore në vizionin e vet mbështetje­n ndaj Reformës në Drejtësi dhe ndaj SPAK. Padiskutim pritshmëri­të ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëri­të e shqiptarëv­e janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta

me të gjitha format dhe mënyrat politike dhënies fund të pandëshkue­shmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, u shpreh Basha.

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar dje një takim me demokratët e Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa ka njoftuar për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të kryesisë.

“I mbushur me emocione nga takimi i përzemërt dhe entuziast me demokratët e Vlorës, falë përkushtim­it të të cilëve sot nisim një rrugëtim të ri! Përmirësoj­më vetveten sot, për të ndryshuar Shqipërinë

nesër, sepse njerëzit dhe shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe për besim. Urime dhe suksese anëtarëve të kryesisë së degës së PD Vlorë dhe kryetarit të zgjedhur, Gjergji Nika! Në errësirën që ka kapluar Shqipërinë, Partia Demokratik­e ngelet e vetmja shpresë drite. Do t’ia dalim, sepse kemi në krah të drejtën dhe të vërtetën! “,-shkruan ai

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania