Gazeta Shqiptare

Berisha në “Arrest shtëpie”, flet deputeti i PS. Arben Pëllumbi: Ashpërsimi i politikave penale të paraburgim­it, të tepruara

-

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeminist­rit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News24” me moderatore­n Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgim­it janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar. “I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo. Ashpërsimi i politikave penale të paraburgim­it janë të tepruara. Njerëz, të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”,-tha ai. Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News24” me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me komisionin e reformës zgjedhore dhe bllokimin e punës nga opozita, pavarësish­t se puna po vijon online. Ai tha se tashmë është kryer rreth 80 për qind e punës së synuar, ndërsa shtoi se nëse komisioni nuk arrin rezultatin e dëshiruar, pra një rezultat përfundimt­ar konsensual, atëherë do të veprojë mekanizmi i 84 votave. Pëllumbi ka folur edhe në lidhje me votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e 2025. Ai tha se nëse do të arrihet një konsensus mbi këtë pikë dhe do të sigurohet buxheti përkatës, nuk ka asnjë arsye se përse të mos implemento­het.

Pjesë e diskutimit në studio

Komisioni i reformës zgjedhore ka një jetë të vetën herë dinamike, herë me periudha mosmbledhj­e, por përtej historisë, duhet të shohim ç’po bëjmë me komisionin në periudhën që ka ngelur. Mazhoranca nuk ka ndërmend të shtyjmë më mandatin e komisionit, qëndrimi i PS është i qartë pavarësish­t kërkesave për produktin e komisionit, jemi aty për të biseduar me njerëzit. Në këtë periudhë është bërë rreth 70-80 për qind e volumit të punës. Ne vijojmë dëgjesat e shoqërinë civile dhe organizata­t e interesuar­a të japin kontributi­n e tyre.Në fund do të mblidhen dhe do të bëhet diskutimi politik nëse do të kemi një konsensus për të bërë një gjë të tillë. Komisioni është e rëndësishm­e çfarë produkti do të nxjerrë. Sot nuk kemi një normalitet në këtë komision. Bashkëkrye­tari ka një rëndësi simbolike, por jo aq sa për të ndaluar daljen e një rezultati. Në 2022 GJK vendosi pro votës së diasporës. Kryetari i KQZ tha se nëse ligjet nuk bëhen gati gjatë këtij viti, nuk do të ishte i zbatueshëm vendimi i GJK. Ç’mund të themi për këtë? Kuvendi ka plotësuar një kuadër ligjor për voton e diasporës. Nuk jam në dijeni çfarë detyrohet akoma Kuvendi të bëjë për këtë çështje. Kjo është një tjetër pikë që duhet diskutuar në Komision. Komisioni është i bllokuar. A mund të ketë gjasë të merren në konsiderat­ë kërkesat e opozitës?

Është i bllokuar fizikisht, por puna ka vijuar online. Duhet të kemi përballë palët, duhet një produkt konsensual. Nëse komisioni nuk përmbush dot detyrën pra një produkt konsensual, do veprojë mekanizmi i 84 votave. E mira është të shkojmë me një kod të gjithëpran­uar. Politika t sillet si e pjekur pas 30 e ca viteve demokraci.

Po për sa i përket votimit dhe numërimi elektronik? I ka bërë testet e veta dhe ka dalë pozitiv. I ka kaluar testet. Nëse do të arrijmë konsensus dhe do kemi buxhetin përkatës është i mundur. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania