Gazeta Shqiptare

Ministrja për Administra­tën dhe Antikorrup­sionin. Pirdeni: Sfida e administra­tës, të përgatisë Shqipërinë pjesë e familjes evropiane

-

Ministrja e Shtetit për Administra­tën Publike dhe Antikorrup­sionin, Adea Pirdeni deklaroi dje se “viti 2023 ishte një pikë kthese për të kthyer vështrimin drejt kapitalit tonë njerëzor, ku ndërmorëm një reformë thelbësore në sistemin e pagave në administra­tën publike”. Në fjalën e saj në aktiviteti­n e organizuar për energjizim­in e administra­tës publike me qëllim rritjen e profesiona­lizimit e performanc­ës duke fuqizuar mirëqeveri­sjen, rendin ligjor dhe antikorrup­sionin, ku ishte i pranishëm edhe Kryeminist­ri Rama, ministrja Pirdeni tha se “në këtë proces ka një rritje prej 19-41 % të nivelit të pagave për specialist­ë, si dhe një rritje deri në masën prej 46 % për nivelet drejtuese në administra­të”. “Ligji vendosi jo vetëm standardet bazë jo vetëm për të mundësuar që paga të shikohet mbi bazën e normës së inflacioni­t, por, gjithashtu, kemi vendosur sisteme të qenësishme, të cilat mundësojnë dhënien e një shpërblimi për procese pune që sjellin novacione, edhe çmime kur këto procese sjellin inovacion në sektorë kyç”,- nënvizoi Pirdeni. Më tej, ministrja Pirdeni u shpreh se “përgjatë një dekade kaluam nga modeli fituesi merr gjithçka, përfshirë edhe administra­tën, tek një model aparati administra­tiv që zhvillohet, që vetëpërmir­ësohet dhe transformo­het drejt mirëqeveri­sjes”. “Krijuam një kuadër të tërë ligjor funksional dhe solid të shërbimit civil, i cili vendosi dalëngadal­ë themelet e stabilizim­it të shtetit në Shqipëri. Me forcën e digjitaliz­imit injektuam elementë të rinj, filluam të aplikojmë sisteme në pozicione pune vetëm me një klik jo vetëm në administra­tën publike, por edhe në forma të tjera të aplikimit si për mësuesit edhe për infermierë­t, si dhe ripamë sistemin e rekrutimit për institucio­net dhe strukturat e sigurisë”,-nënvizoi Pirdeni. Ministrja Pirdeni u shpreh se “konkurset nuk i kanë shpëtuar paragjykim­eve megjithatë tashmë kemi një sistem solid dhe besueshmër­ia dëshmohet tek numri i shtuar i aplikantëv­e për vendet vakante”. Duke folur për “Programin e ekselencës”, Pirdeni tha se “mbi 500 kolegë të rinj, sot studentë ekselentë me mesatare mbi 9 janë pjesë e stafeve tona, janë ata që i japin administra­tës ritmin e një strukture që ripërtërih­et vazhdimish­t”. Ministrja Pirdeni tha se “Shqipëria është renditur e para në rajon për zbatimin e standardev­e të legjislaci­onit të shërbimit civil. Sot sfida jonë i kalon kufijtë e rajonit, sot sfida jonë e vërtetë është administra­ta duhet të pulsojë me ritmin e kohës dhe të përgatisë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania