Gazeta Shqiptare

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Kurbin, autorët dyshohen se janë vrasës me pagesë

Njëri nga 4 autorët e maskuar foli në gjuhë të huaj dhe qëlloi me breshëri plumbash Zbardhet dinamika e ngjarjes te firma e inerteve, shoqërohen 10 persona. Ja 3 pistat ku po heton prokuroria

-

Një ditë pas atentatit të ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist i një firme inertesh si dhe u plagos pronari i saj, Ardjan Gjeloshi janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas burimeve të “News24”, krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Mësohet se kanë qenë 4 persona të maskuar me veshje të zeza, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur të shtunën rreth orës 07:00 të mëngjesit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar, se sapo shënjestra e tyre ka hyrë në biznesin në pronësi të tij, atentatorë­t kanë ardhur me një automjet “Rang Rover”, ngjyrë të zezë, të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve. Mësohet se tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe janë afruar në këmbë drejt godinës së administra­tës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi. “Ndal policia, askush të mos lëvizë, jemi Policia”,- kanë urdhëruar ata. Në këto momente Ardian Gjeloshi ishte nën shoqërinë e ekonomisti­t të tij, Selman Mihana, duke i kërkuar këtij të fundit të dilte jashtë të shikonte kush ishin dhe çfarë kërkonin këta punonjës policie. Teksa autorët janë afruar, njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e prekën në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrë­s ishte ekonomisti i firmës, Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhersh­me. Në momentin e ngjarjes ka pasur dhe punonjës të tjerë brenda kompanisë së inerteve, të cilët po shpërndahe­shin për të nisur punën dhe kanë shpëtuar për mrekulli. Pas ngjarjes, tre personat e maskuar janë larguar dhe kanë hipur sërish të autom

TRI PISTAT E HETIMIT

Pista e parë janë konfliktet për biznesin me pjesëtarë të një fisi nga fshati Pllanë në Lezhë. Si pistë të dytë, policia po heton atë të hakmarrjes. Në vitin 2002, është shënuar një ngjarje e rëndë, ku autor i dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshit, i cili në atë kohë kishte mosmarrëve­shje me një oficer policie. Asokohe, autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH-së, Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Ndërsa pista e tretë, lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshit. jetin “Range Rover”, ku po i priste personi i katërt, i cili kishte rolin e shoferit. Ndryshe siç ndodh rëndom në ngjarje kriminale të këtij lloji, këtë herë nuk është gjetur ndonjë mjet i djegur në zonën përreth, që zakonisht autorët e bëjnë për të fshehur gjurmët. Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë. Ndërkohë përgjatë 24-orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në identifiki­min e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin që sipas policisë kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin.

Pista e parë janë konfliktet për biznesin me pjesëtarë të një fisi nga fshati Pllanë në Lezhë. Si pistë të dytë, policia po heton atë të hakmarrjes. Në vitin 2002, është shënuar një ngjarje e rëndë, ku autor i dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshit, i cili në atë kohë kishte mosmarrëve­shje me një oficer policie. Asokohe, autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH-së, Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Ndërsa pista e tretë, lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania