Gazeta Shqiptare

Tronditet Rrogozhina/ Djali me probleme mendore dhunon për vdekje nënën 75-vjeçare

U raportua si vdekje natyrale. Mjeko-ligjorët: Kishte thyerje brinjësh dhe hematoma në mushkëri E moshuara u gjet e pajetë në banesë nga nipi

-

Një krim brenda famil jes ka ndodhur të shtunën në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinë­s. Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 35vjeçar, pasi akuzohet se vrau nënën e tij 75-vjeçare, vdekja e së cilës fillimisht u raportua si natyrale. Bëhet fjalë për djalin e së ndjerës, Ndriçim Sokoli, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndonëse u raportua për vdekje natyrale, ekspertiza mjekoligjo­re ka dalë në përfundimi­n se ndaj të moshuarës është ushtruar dhunë. Mësohet se 75-vjeçares i janë thyer brinjët, si dhe ka pasur hematomë në mushkëri. “U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I.S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se: Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizë­s mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I.S. kishte disa orë që kishte humbur jetën. Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N.S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Ndërkohë, materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA DHE HETIMET

Pas ngjarjes së rëndë, mësohet se e moshuara jetonte vetëm me të birin. Ka qenë nipi i të ndjerës, i cili kishte shkuar për vizitë te gjyshja, teksa e ka gjetur atë të vdekur. Menjëherë ai ka njoftuar policinë. Gjithashtu, mësohet se djali i 75vjeçares, Ndriçim Sokoli ishte shoqëruar disa herë nga vetë policia në spitalin psikiatrik. Nisur nga ky fakt, duke ditur gjendjen e tij të shëndetit mendor, policia nisi hetimet nga ku rezultoi se shkaku i vdekjes të së moshuarës ishin goditjet që kish marrë nga i biri. Këtë e vërtetoi autopsia. Vdekja e të moshuarës rikthen problemati­kën

DJALI VRASËS

Mësohet se djali i 75-vjeçares, Ndriçim Sokoli ishte shoqëruar disa herë nga vetë policia në spitalin psikiatrik. Nisur nga ky fakt, duke ditur gjendjen e tij të shëndetit mendor, policia nisi hetimet nga ku rezultoi se shkaku i vdekjes të së moshuarës ishin goditjet që kish marrë nga i biri. Këtë e vërtetoi autopsia. Vdekja e të moshuarës rikthen problemati­kën sociale të familjeve, të cilat detyrohen të jetojnë me persona me aftësi të kufizuara mendore. sociale të familjeve, të cilat detyrohen të jetojnë me persona me aftësi të kufizuara mendore, që mund të jenë dhe të dhunshëm derisa mund të marrin dhe jetë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania