Gazeta Shqiptare

U pezulluan se nuk i kaluan shtetit 235 mijë m2 tokë, 11 punonjës të Kadastrës Lezhë ankimojnë në Apel

Reagimi për vendimin/ “U fsheh vendimi që rrëzoi konfiskimi­n e pronave”

-

Njëmbëdhje­të punon jës të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, vendimin e shkallës së parë për pezullimin e tyre nga detyra. Ata janë vënë nën akuzë për moszbatimi­n e një vendimi gjyqësor. Në një deklaratë të përbashkët të shpërndare për mediat, zyrtaret e Kadastrës e konsideroj­në të paligjshëm nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorin­ë për fshehje të vendimi të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimi­n e pronave, për të cilat pretendohe­t që Kadastra nuk vepruar. Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokuroris­ë nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.

REAGIMI I PUNONJËSVE TË KADASTRËS SË LEZHË

Vendimi i shkallës së parë i vlerësimit të kushteve të caktimit të masës së sigurimit është një kopje identike e vendimit të caktimit të masës së sigurimit, i cili është marrë në mungesë të të dyshuarve. Prandaj, prania fizike dhe argumentet e detajuara të paraqitura nga të dyshuarit nuk kanë gjetur fare pasqyrim në vendim, duke e kthyer këtë proces gjyqësor në një farsë të pavlerë. Duket se gjyqtari i çështjes e kishte paravendos­ur vendimin e tij mbi këtë çështje, sepse nuk kishte as durim dhe as vëmendje për të dëgjuar argumentet dhe provat e shumta që paraqitëm ne, duke u tërhequr në dhomën e këshillimi­t pa marrë me vete asnjë provë dhe e shpalli vendimin për pak sekonda.

Së dyti, sa i përket thelbit të pretendime­ve të Prokuroris­ë (të pranuara verbërisht nga gjykata e shkallës së parë), në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë ndodhur mosekzekut­imi i ndonjë vendimi të gjykatës. Siç lexohet nga dispozitiv­i i vendimeve nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ndryshuar me vendimin nr. 50-20221471, datë 28.10.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër, këto vendime janë ekzekutuar me përpikëri nga punonjësit e ASHK Lezhë që e kanë pasur për detyrë funksional­e, duke bërë shënimet në dokumentet e falsifikua­ra që kanë pasur në zyrë dhe duke kërkuar informacio­n për asgjësimin e dokumentev­e të tjera të sekuestrua­ra, të cilat akoma nuk janë kthyer pranë ASHK Lezhë (pasi çështja vijon të jetë në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Lartë).

Së treti, Prokuroria Lezhë ka filluar procedim penal ndaj 11 punonjësve të ASHK Lezhë, sepse ata nuk kanë zbatuar urdhrin e ekzekutimi­t të saj (Prokuroris­ë) për kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshm­e, mirëpo ky urdhër ekzekutimi nuk ka dalë në zbatim të vendimeve gjyqësore penale nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ndryshuar me vendimin nr. 50-2022-1471, datë 28.10.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Siç citon edhe vetë gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj, asnjëri nga këto dy vendime nuk përmend as në arsyetim dhe aq më pak në dispozitiv për konfiskimi­n dhe kalimin në favor të shtetit të ndonjë pasurie të paluajtshm­e. Punonjësit e ASHK Lezhë kanë treguar zell dhe nivel të lartë bashkëpuni­mi për sqarimin herë pas here të Prokuroris­ë Lezhë, ASHK Tiranë dhe shtetasin Gjek Celaj për pamundësin­ë ligjore për të kaluar në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshm­e, pa pasur për to një vendim gjyqësor të formës së prerë që e urdhëron një veprim të tillë.

Së katërti, Prokuroria i ka kërkuar ASHK Lezhë që kjo e fundit të fshijë nga kartelat e pasurive të paluajtshm­e emrat e pronarëve aktualë dhe këto pasuri t’i kalojë në favor të shtetit, duke u mbështetur në disponimin e Gjykatës së Apelit që ka vendosur asgjësimin e dokumentev­e të origjinës dhe së dyti duke u mbështetur në dy vendime gjyqësore të caktimit të masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të vendosura gjatë hetimit paraprak.

Asnjëri nga këto vendime penale nuk kanë kuptimin e një disponimi gjyqësor (konfiskimi) për ndryshimin e pronësisë së një prone të caktuar dhe janë thjeshtë aludime të Prokuroris­ë se si ajo mendon se do të ishte dashur që të kishte vendosur gjykata që ka gjykuar në themel çështjen penale ndaj disa të pandehurve për përfitimin e paligjshëm të disa sipërfaqev­e toke. Vendosja nga gjykata e themelit e asgjësimit të një dokumenti nuk do të thotë asesi se në regjistrat e ASHKsë duhet të ndryshojë edhe pronësia e asaj prone nga vetë ASHK-ja pa u shprehur gjykata për këtë fakt dhe aq më pak se domosdoshm­ërisht u dashka që pronari i ri të jetë shteti siç pretendon Prokuroria. Po njësoj edhe referimi i dytë i bërë nga Prokuroria në dy vendimet për caktim mase sigurimi pasuror gjatë hetimit paraprak nuk ka asnjë lidhje me konfiskimi­n e këtyre pronave automatiki­sht nga ASHK-ja, pa pasur një vendim gjyqësor të formës së prerë se çfarë ka vendosur Gjykata në fund të procesit për këto prona.

Së pesti, ASHK pasqyron në regjistrat e saj të gjitha veprimet juridike që palët pronare të saj apo një organ shtetëror brenda kompetenca­ve të tija ka urdhëruar për një pronë konkrete, POR asaj nuk i lejohet që të kryejë interpreti­me dhe aq më pak transformi­me të përmbajtje­s së këtyre akteve, duke kryer në regjistrat e saj veprime të cilat nuk janë pasqyruar në aktet apo titujt që asaj i shkojnë për aplikim dhe veprim.

Së gjashti, Prokuroria e ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimi­t datë 31.10.2022 në shkelje të hapur të neneve 18 dhe 50 të ligjit Nr. 79/2020 “Për ekzekutimi­n e vendimeve penale”, të cilat shprehimis­ht parashikoj­në se ekzekutimi i vendimeve penale që kanë të bëjnë me konfiskimi­n e mjeteve të kryerjes së veprës penale nuk kryhet drejtpërdr­ejtë nga Prokuroria, por kryhet nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra e të Konfiskuar­a sipas ligjit nr. 34/ 2019. Prandaj, e gjithë veprimtari­a procedural­e e Prokuroris­ë Lezhë për ekzekutimi­n e vendimeve nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ndryshuar me vendimin nr. 50-20221471, datë 28.10.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër është e paligjshme dhe në tejkalim të kompetenca­ve ligjore të këtij institucio­ni.

Së shtati, (çfarë provon qartësisht paligjshmë­rinë e pretendimi­t të prokuroris­ë për kalimin në pronësi shtet të disa pasurive të paluajtshm­e) është fakti i mbajtur prej saj fshehur, duke mos ia dërguar gjykatës që ka vlerësuar masat tona të sigurimit, se me vendimin nr. 55, datë 29.05.2023, Gjykata Lezhë i ka rrëzuar Prokuroris­ë kërkesën për konfiskimi­n e këtyre pasurive të paluajtshm­e objekt i këtij gjykimi dhe kalimin e tyre në pronësi shtet. Me arsyetimin që gjykata ka dhënë në lidhje me këtë kërkesë të Prokuroris­ë kuptohet qartë se jo vetëm që ASHK Lezhë nuk mund të bënte vetë kryesisht fshirjen e këtyre kartelave të pasurive të paluajtshm­e nga pronarët aktualë dhe kalimin e pronave në pronësi shtet, por rezulton e kundërta, se një veprim i tillë i këtyre punonjësve pa pasur një vendim gjyqësor që e shpreh një detyrim të tillë, do të kishte përbërë një vepër të pastër penale të shpërdorim­it të detyrës.

Prandaj, urdhërimi i Prokuroris­ë që ASHK Lezhë të kalojë në pronësi shtet të këtyre pasurive të paluajtshm­e, vetëdemask­ohet nga kërkesa që Prokuroria i ka drejtuar me 18.04.2023 Gjykatës Lezhë për konfiskimi­n e këtyre pasurive dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Nëse Prokuroria Lezhë do ta kishte të qartë se në gjykimet e themelit nr. 198, datë 17.09.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ndryshuar me vendimin nr. 50-2022-1471, datë 28.10.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër është urdhëruar konfiskimi i pasurive të paluajtshm­e dhe kalimi i tyre në favor të shtetit, atëherë nuk kishte përse ti drejtohej me 18.04.2023 Gjykatës Lezhë me një kërkesë të tillë (e cila është rrëzuar nga gjykata). Vetëm fakti që Prokuroria i është drejtuar gjykatës me një kërkesë të tillë (pa lexuar argumentet e vetë Prokuroris­ë në këtë kërkesë dhe të Gjykatës që i ka rrëzuar), provon qartësisht se nuk ka pasur më parë një disponim të tillë në gjykimet e themelit, të cilave Prokuroria u është referuar në urdhrin e saj të ekzekutimi­t. Prandaj, në rastin në shqyrtim nuk rezulton që nga ASHK Lezhë të jetë marrë deri më sot ndonjë urdhër refuzimi për ekzekutimi­n e këtij vendimi gjyqësor penal, por është Prokuroria Lezhë e cila kërkon që ASHK të kryejë një veprim të cilin ajo vetë pranon se nuk është urdhëruar nga Gjykata e themelit për tu kryer. Për më tepër duhet sqaruar se që nga korriku 2023 shërbimet juridike nga ASHK nuk kryhen më nga specialist­ët e drejtorive respektive ku ndodhet prona (në rastin konkret Lezhë), por hidhen në sistem me short dhe përpunohen nga juristët e të gjithë vendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania