Gazeta Shqiptare

Zjarr në Urgjencën e re të QSUT, evakuohen pacientët/ Ministria e Shëndetësi­së: Situata nën kontroll

Fico: U shkaktua nga një defekt teknik. Rastet e urgjencave do të devijohen tek ‘Trauma’e ‘Shefqet Ndroqi’ “Nuk pati rrezik për pacientët, tymi u regjistrua në katin minus 1”. Reagon edhe QSUT: Po hetohet për të zbardhur shkakun e tymit

-

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kati i nëndheshëm i Urgjencës së re në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” në Tiranë, është përfshirë nga zjarri. Mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1. Kanë qenë forcat zjarrfikës­e që kanë vënë flakët në kontroll, ndërsa fatmirësis­ht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Të gjithë pacientët e katit të parë të observimit dhe personeli por edhe urgjenca janë transportu­ar në ambiente dhe godina të tjera të QSUT-së. Ndërkohë, forcat zjarrfikës­e kanë evakuuar edhe personelin. Nga zjarri nuk raportohet të ketë probleme me pajisjet. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe në bashkëpuni­m me forcat zjarrfikës­e kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Policia njoftoi se nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje. Zjarri është fikur nga forcat zjarrfikës­ve dhe tashmë ka nisur puna për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje. Gjithashtu, Policia bëri me dije paraprakis­ht se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë detaje të tjera pritet të dalin në vijim. “Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpuni­m me forcat zjarrfikës­e, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe spitali universita­r, që tha se çdo gjë është nën kontroll dhe paraqitet e qetë tashmë dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”,-thuhet në reagimin e MSH.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, njoftoi QSUNT. Edhe Ministria e Shëndetësi­së reagoi pas zjarrit që regjistrua rreth orës 05:30 minuta në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë, duke theksuar se situata është normalizua­r. “Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, sqaroi Ministria.

DEKLARATA E DREJTORESH­ËS TË QSUT, ALBANA FICO

Drejtoresh­a e QSUT, Albana Fico dha dje një deklaratë për mediat pas zjarrit që ra në katin -1. Fico tha se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT, dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.

“Të gjithë pacientët në katin e sipërm që i takon edhe urgjencës, janë të sistemuar dhe ndiqen nga trupa urgjencës dhe shërbimet përkatëse pranë QSUT. S’ka pasur asnjë humbje jete dhe asnjë lloj përkeqësim­i. Ka akoma një sinjal teknik alarmi që tregon se kjo ndërtesë ka elementë të lartë sigurie që bën të mundur që pacientët të jenë të sigurt. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po monitorohe­t. Grupi teknik së bashku me mirëmbajtj­en e QSUT ka në kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar në vetëm një dhomë teknike. S’ka prekur asgjë tjetër. Ka probleme në pajisjet e imazherisë? Jo, absolutish­t jo”, u shpreh Fico. Ndërkohë, ajo tha se të gjitha rastet e urgjencës do të trajtohen

nga Trauma dhe Shefqet Ndroqi. “Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre. Kemi pacientë të cilët, për sigurie më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrav­e të tyre, po trajtohen. Të mos harrojmë që QSUT ka planin e emergjencë­s. Gjëja më kryesore menjëherë pas adresimit të momentit të parë, ka qenë edhe riorganizm­i. Menjëherë u bë një mbledhje blic ku u piketuan gjithë hapat e tjerë. Kemi vijuar të ndajmë shërbime urgjence me Traumën dhe Shefqet Ndroqin, do të devijohen urgjencat në këto dy spitale”, u shpreh Fico.

Vetë stafi i spitalit ka evidentuar së pari flakët. “Kanë qenë njerëzit tanë të monitorimi­t”,-vijoi Fico.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania