Gazeta Shqiptare

“Skandal, zjarr në spital”/ Flakët përfshinë urgjencën e QSUT, familjarët e pacientëve: E zbritëm mamin nga shkallët

-

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshë­m dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimi­t të personelit mjekësor dhe atij zjarrëfikë­s. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, thuhet në reagimin e QSUT.

TIRANË – Pas rënies së zjarrit në katin e nëndheshëm të Urgjencës së re në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” , për evakuimin e pacientëve gjendja e të cilëve nuk ishte e mirë ndihmuan jo vetëm mjekët dhe familjarët, por edhe policia e Tiranës, e cila ndihmoi në zbritjen e pacientëve nga shkallet me barrela. Traumatike ka qenë situata edhe për familjarët e pacientëve, të cilët u zgjuan në mëngjes nga telefonata që kërkonin ndihmë. “Më mori mami në telefon në 5 të mëngjesit më tha ‘ka rënë zjarr’, e mora bashkë me motrën e zbritëm nga shkallët nuk kishte as karrocë as barrelë dhe ashensorët nuk punonin”,-tregoi një qytetar. “Kam të afërmen këtu nuk po më përgjigjet në telefon”,-tha një tjetër. “Dëgjova sirena në mëngjes u shqetësova. Në orën gjashtë pashë pacientët që dolën jashtë tani po shkoj të vizitoj të afërmen”,-tregoi qytetarja. “Skandal të bjerë zjarri në spital”, tha njëri prej tyre. Por jo të gjithë qytetarët u informuan se urgjenca e QSUT ishte jashtë funksionit për shkak të incidentit këtë të diel. Makina me të sëmurë urgjent vijonin të vinin në dyer të spitalit që më pas stafi I orientonte ti drejtohesh­in spitalit të traumës ose Spitalit Shefqet Ndroqi. Nga vëzhgimet në terren e një grupi ekspertësh dhe shërbimi zjarrfikës dyshojnë se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike e një baterie në një nga dhomat teknike të katit minus 1 të kësaj urgjence. Djegia e këtyre baterive shkaktoi një tym toksik që detyroi evakuimin e gjithë urgjencës. Nga rënia e alarmit vatra u izolua menjëherë dhe dëmet janë të vogla vetëm në një prej dhomave teknike por fillimisht risku ishte mjaft i lartë pasi në katet e nëndheshme ndodhen dhe lëndë nukleare të cilat përdoren për pajisjet e imazherisë./ TC

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania