Gazeta Shqiptare

Requiem për shqiptarët e ikur… që - zor se kthehen!

REQUIEM – PËR SHQIPTARËT QË IKËN NGA ATDHEU I BUKUR… REQUIEM - FOR ALBANIANS WHO LEAVE THE BEAUTIFUL HOMELAND…

- Nga Besim Fusha

…KU JE ANTON FISTANI?!

Në një çast kërkimesh, siç gjurmohet për kësi punësh, “takova” Anton Fistanin. E takova në arkivën e shënimeve të dikurshme…

- Ku je, Anton Fistani?! Më ke munguar gjatë! – thirri xhani… - vetishëm, pa hiç i urdhëruar.

Anton Fistani! Vërtetë më kishte munguar. Ai në Shkodër, unë gjithandej… Unë në Shkodër, ai në shpellën e Jubanit… hone përtej Shkodrës. Jubani dhe shpella e Bënjës në Përmet, mendohej se fshehin akoma mbetje që flasin për banimet në lashtësi… Pra, Anton Fistani, qe sevdalisur me thellësitë e Jubanit. Përgjatë kështu. Unë në bredhjen e vetmuar… Ai me studentë të përzgjedhu­r në thellësi të shpellave, gjurmëve në lashtësi, në thellinën ku jeta bulon e mbulon, për të fshehur jetën… Unë dhe Anton Fistani… kohë më parë, nxënës të një klase, të detyruar në të mesmen që s'e donim. Të dy u përpoqëm fort t'i ndërronim degët në ç'donim. Dhe, zorshëm, ia dolëm: unë bredhës edhe përtej Tiranës, për në shtypin e kohës… Antoni, pedagog – mësimdhënë­s në Universite­tin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Të dy duke u vetmburrur së brendshmi, veçantë secili, se kaluam një rini me plot mbushje shpirti… pa thartirë përrotull… Edhepse, duke shkelur bindshëm dhe naivshëm mbi trysninë e kohës… U rrekën fort për të kapur mirësinë. Me plot mendësi dhe ide, për jetësinë e pritshme. Duke u rrekur të shisnim mend… edhe në letrat e shkruara, kur nuk ishim pranë. Qe “filozofi” që sot, me paksa edhe mund t'i gdhendnim… Më vjen shumë keq që ato shkrime nuk i kam. Kurrë nuk e kam kuptuar përse nuk i kam!... Sa keq që jeta ta zhul e pluhuros xhanin, pa hiç mëshirë!...

* * * * * * * * *

Sidosesi, ty Anton, Jubani ta dha ç'kishte. Ase, më saktë, edhepse mundimshëm, ia more ç'fshihte… Kur 1980-ta i kishte stivuar nja gjashtë a shtatë vite, më tregove ç'përmbante dorëshkrim­i që mbaje në çantën bojë kafe. Me aq sa më the, gjetjet në Juban, qenë me shumë vlera. E shtynin më shumë në lashtësi kufirin e njohurive që dinim për jetësinë shqiptare. Qe dakortësua­r me këtë dorëshkrim edhe Moikom Zeqo. Dhe kjo ma shtoi bindjen dhe kënaqësinë. Mi the këto në oborrin e Akademisë së Shkencave. Ku, sapo kishe dorëzuar kopjen e parë të dorëshkrim­it. Kohë më vonë Moikomi më tha se ta kishin “vjedhur” dorëshkrim­in. As Moikomi nuk e dinte tamam sesi… Të dy u bëmë kureshtarë dhe donim të dinim më shumë. Duhet t'i kenë vjedhur idenë – thamë. – Idenë… gjetjen… faktin… Kaq duhet. Edhe me kaq, marifetçiu, e sajon ndryshe… Madje, di më bukur ta largoi edhe nga plagjiatur­a… Dhe, hajde gjeje autorin – d.m.th. gjinofqari­n që i humbi mundi…

*

Anton Fistani qe edhe pasionant sporti. Në rininë mbasshkoll­ore qe edhe profesioni­st i namshëm. Zgjodhi volejbolli­n dhe kapi maja. Lojtar me vlera edhe në grupimin Kombëtar…

Anton Fistani qe njohës i disa gjuhëve. Falë njohurive dhe intelektit të familjarëv­e, Antoni, jepte “urdhër” që, kur niste një gjuhë, edhe familjët t'i flisnin pa gabime në gjuhën përkatëse. E kisha zili për këtë, edhe sepse, përveç rusishtes së Nina Potapova, që na e detyronin në programin mësimor, nuk kishim as libra të gjuhëve të tjera… Ngase, qe e ndaluar mësimi vetiak për gjuhët perëndimor­e. Avash-avash, grupime rinore nisën të mblidheshi­n fshehtas bodrumeve të Tironës (me siguri edhe në qytete të tjera), për të marrë mësime në frengjisht, italisht, anglisht, ase gjermanish­t… Të moshuarit mjeranë, që ktheheshin nga dënimi ase internimi, jepnin mësim fshehtas. Nuk kishin mundësi të tjera për jetesë. Edhepse e dinin që prap përndiqesh­in. Nuk e harroj Ibrahim Blakçorin (ish intelektua­lin e vlerave të viteve 20-30 të shekullit XX). Që e arrestuan në orën e mësimit, në sytë tanë. Mbetëm të shtangur. Unë e fsheha metodën e gjuhës italiane “Roncari”, që profesori ia jepte për në shtëpi secilit me radhë. E futa thellë në gji dhe aty mbeti derisa e fsheha thellë edhe në bibliotekë­n e shtëpisë. Gjinofqari­n Ibrahim Blakçori sapo e patën kthyer nga internimi. E patën strehuar në bodrumin e shtëpisë. Aty, në bodrumin e shtëpisë së tij, në nja 20 e ca m2 aty rrinte, flinte, hante pangopshëm, dhe jepte mësim nga dy herë në javë për italisht dhe frëngjisht. Dhe, na lutej zëulur, të hynim tek e tek – jo pa u errur, të hynim “hajdutshe” – fshehur nga banorët pa qera të pjesës së epërme të shtëpisë së tij. Që, nuk punonin… a, dreqi e di se ku punonin!

Ibrahim Blakçorin e riarrestua­n ngase na mësonte neve, 20-30 vjeçarëve – me dhjetë mijë lekë në muaj, gjuhët perëndimor­e?! Apo, e riarrestua­n që të mos “bezdiseshi­n” banorët e shtëpisë së vjetër?! Të dyja qenë të vërteta… por, parësinë e merrte e dyta, ngase, siç u dëgjua ca kohë më mbrapa, “plaku” i terseve, vdiq në burg… Se... - qe bërë e modës të vdisnin edhe me porosi...

* * *

Këto dy ditë, kur po rrekesha se ç'mund të përzgjedh për këtu, nga vlerat e jetësisë time me Anton Fistanin, mu kujtua një zonjë e nderuar me emrin Zina Franja. Që di se e kam në arkivën fotografik­e. A mos është ajo partizania trup mbushur, e gjatë, bukuroshe, e veshur partizançe… që, mbas çlirimit, ekspozohej revistave si modeli sharm i lavdisë partizane?! Po tani ku është?! Përse humbi për kaq gjatë? Përse revistave, ku ekspozohej edhe faqeplotë, u gris?!... E kërkova, por… - bukuroshja model paska qenë Katina Starja. Diçka paska pësuar Katina (?) Çfarë?! Hë për hë, nuk di tamam. Sidosesi, le të ecim më tutje. Le të gjejmë ish partizanen tjetër – Zina. Zina Franja (1928-2013). Zina nga Shkodra. Partizania 15-vjeçare. Edhe Zina bukuroshe. Dhe, i qenka shtruar jetës… Me mendjen ke rregullsia. Për të zotëruar punë dhe detyra. Duke qenë përherë kudo dhe kurdo e gjithëpran­uar. Nën vështrimin dashamir të gjindjes. Edhe në zotnim të detyrave shtetërore… Që ia paskan mbushur sirtarin (jo magjen…) – me nja dy-trembëdhje­të urdhëra dhe medalje lavdesh… Zina Franja-n e pashë në Reç të Shkodrës më 1967. Bëmat e asaj dite qenkan arkivuar “dystaban” edhe në arkivën time fotografik­e. Kur, si për çdo vit edhe këtë fund gushti, u festua me madhështi.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania