Gazeta Shqiptare

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në bypassin e Murrizit, bllokohet një orë rruga, krijohet rradhë e gjatë makinash

Bllokohet qarkullimi te Ura e Leklit-Këlcyrë

-

Moti i keq përfshiu dje thuajse të gjithë vendin. Tirana u zbardh nga breshëri për pak minuta. Ndërsa, Bypassi i Murrizit në kahun e Tiranës u bllokua dje plotësisht prej një ore. Mësohet se shkak i bllokimit të bypassit është bërë rrëshqitja e gurëvë në rrugë. Një borëpastru­ese u nis drejt këtij aksi, por ishte e pamundur të ndërhyjë në pikën ku makinat kanë mbetur të bllokuara. Një tjetër aks I bllokuar u raportua ditën e djeshme, pas ndryshimit të motit në vend. Për shkak të erërave të forta janë rrëzuar disa pemë , të cilat kanë sjellë bllokimin e rrugës kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë në drejtim të zonës së Përmetit. Pemët janë rrëzuar në vendin e quajtur Uji i Zi ku ka bllokuar qarkullimi­n e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit. Mësohet se po pritet ndërhyrja e strukturav­e përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimi­t të mjeteve. Moti i keq në qarkun e Gjirokastr­ës ka shkaktuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore. Ndërkohë, Shërbimi Meteorolog­jik Ushtarak parashikon që moti i paqëndrues­hëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurt­ra dhe shtrëngata­ve në pothuajse të gjithë territorin do të vijojë edhe të hënën. Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimi­t anticiklon­ar me masa ajrore të lagështa veriperënd­imore me qarkullimi­n ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativish­t të thata dhe të ngrohta jugperëndi­more.

Ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrues­hëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurt­ra dhe shtrëngata­ve në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet

e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësiras­h, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit.

Ditën e Mërkurë, kur dhe është Shën Valentini, të Ejnten dhe të Premten moti parashikoh­et i qëndrueshë­m me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperënd­im me shpejtësi 1-8m/ s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania