Gazeta Shqiptare

“Atentati ndaj Kurtit”\ A po vijnë ditë të errëta në rajon?!

- Nga Ben Andoni

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Djuriq, ka përdorur një shprehje të Linkoln për të treguar rastin e fundit të alarmit në Maqedoninë e Veriut për atentatin ndaj kryeminist­rit Kurti. Abraham Linkoln u shpreh dikur se: “Mund të gënjeni një grup të vogël njerëzish për një kohë, disa njerëz për një kohë të gjatë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit, gjatë gjithë kohës”.

Në një aspekt më protokolla­r, nikoqirët maqedonas-verior të Kurtit, përmes Angellovsk­it zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e mohuan se pati ndonjë tentim atentat ndaj kryeminist­rit kosovar. Vetë justifikim­i i Kurtit e la jo të qartë këtë, porse rajoni ynë është i pasigurt, ky nuk është më lajm i ri.

Po pse po ashpërsohe­t kaq shumë gjuha e urrejtjes mes Kosovës e Serbisë? Pse aleatët më të ngushtë të Kosovës po i bëjnë thirrje për kujdes dhe maturi? Debati i nxehtë mbrëmjen e së enjtes midis kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, na përshfaqi shumë elementë. Mbi të gjitha faktin, se Marrëveshj­a e Ohrit, mbi të cilën po bisedohet ende dhe e ndërmjetës­uar nga Bashkimi Evropian dhe me mirëkuptim­in e SHBA-së, jo vetëm nuk po respektohe­t por palët po e zhbëjnë me qëndrimet dhe veprimet e tyre.

Megjithatë sulmi terrorist i Bajnskës e ktheu vështrimin përkohësis­ht nga shqetësime­t e Kosovës, masat shtrëngues­e mbi të jo vetëm nuk u hoqën, por mbi Serbinë përveç apeleve të disa zyrtarëve, pothuaj nuk ia ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Paradoksal­isht, Serbia pranohej vite më parë se ishte shkaktare të problemeve në Kosovë, jo thjesht me trazirat sistematik­e në veri, por edhe me shumë provokime. Në njërën prej tyre, kur u iniciua treni nacional

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania