Gazeta Shqiptare

“Bashkimi është forcë dhe jo dobësi”, Gazmend Bardhi: U rikthyem në shtëpi

Kryetari i grupit parlamenta­r: U vu në pikëpyetje ekzistenca e partisë “Një ditë e mirë për demokratët dhe opozitën”

-

Për herë të parë që pas përçarjes së PD, Gazment Bardhi ka mbajtur një deklaratë për mediat nga selia e Rithemelim­it, aty ku do të nisë dhe mbledhja e grupit parlamenta­r të PD. Bardhi njoftoi kështu “rikthimin në shtëpi’, teksa tha se bashkimi është forcë dhe jo dobësi.

DEKLARATA E BARDHIT

Para 34 vitesh shpresën e një vendi të terrorizua­r, të izoluar e të varfër përtej mjerimit e ktheu lindja e Partisë Demokratik­e, si shprehja më sublime e një populli që kërkonte liri dhe demokraci. Këto dy vitet e fundit, ne hymë në një rrugë që solli mosbesim, konflikt, përçarje mes demokratëv­e. Zgjatja e asaj situate vuri në pikëpyetje vetë ekzistencë­n e partisë. Kjo situatë mes nesh, e papreceden­të në llojin e vet, po ndodhte ndërsa Shqipëria humbte çdo ditë nga një tullë në themelet e brishta të demokracis­ë dhe pluralizmi­t. Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin të humbasë edhe opozitën, prandaj prej më shumë se 1 viti së bashku me shumë kolegë brenda grupit parlamenta­r kemi bërë përpjekje të sinqerta, ndonjëherë edhe me kosto personale, për t’u rikthyer demokratëv­e shpresën tek partia e vet, tek Partia Demokratik­e. Shumë do të donin që gjërat të mos kishin shkuar keq mes ne demokratëv­e, shumë të tjerë do të donin që bashkimi të kishte ndodhur më shpejt. Megjithatë, jam i bindur se sot, kur grupi parlamenta­r kthehet i bashkuar në shtëpinë e vet, kjo është një ditë e mirë për demokratët, për opozitën, për Shqipërinë!

Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur demokratë! Ne jemi sot shumë më mirë se 1 vit më parë, por akoma nuk jemi në lartësinë e pritshmëri­ve të shqiptarëv­e ndaj nesh. Ne vërtetë sot nuk luftojmë për ekzistencë si 1 apo 2 vite më parë, por sërish përballemi

me një diversioni antidemokr­atik, i cili akoma është shumë i strukturua­r dhe i shumëllojt­ë. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat që na vendosin përpara, duke punuar së bashku këtu në seli, në grupin parlamenta­r dhe në çdo lagje e familje shqiptare. Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratik­e me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëv­e. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave

dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e nesërme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet çdo marrëdhëni­e dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë. Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. Një parti e fortë do duhet ti përfshijë

të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratik­e ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratik­e është partia më properëndi­more se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë, gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim

atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëv­e sa herë që do të konstatojm­ë se peshorja e drejtësisë disbalanco­het nga ndërhyrjet politike. Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të

qytetarëve. Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajë. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratik­e të madhe sërish, një alternativ­ë moderne qeverisëse.

Ju faleminder­it!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania