Gazeta Shqiptare

Berisha: Bashkimi i opozitës tregon se jemi gati për fitore

Ish-kryeminist­ri: 20 shkurti është dita e triumfit të opozitës “43 deputetë vulosën atë që duan demokratët”

-

Sali Berisha nuk e pati shansin që në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e për herë të parë pas dy vitesh në selinë e kësaj partie, të ishte edhe ai vetë fizikisht.

Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet nën masën e sigurisë së “Arrestit në shtëpi”, Berisha tha se 43 deputetë të Partisë Demokratik­e bënë realitet dëshirën e 700 mijë shqiptarëv­e.

Pjesë nga reagimi

Ju jeni heronj të vërtetë, sepse opozita duket e pamundur kur trafikantë, vrasës, pengmarrës, përdhunues, me një fjalë aleanca e qelbësirav­e, e tmerruar nga toleranca zero e opozitës kundër krimit të organizuar, derdhi me dhjetëra e qindra milionë euro kundër saj. Opozita duket e pamundur kur mediat më të mëdha, të rëna në grazhdin e qeverisë, organizatë e vërtetë kriminale nga mëngjesi deri në darkë, censurojnë, manipulojn­ë lajmet për opozitën, demonizojn­ë atë, vazhdojnë melodinë e vjetër të shpifur të Edi Ramës se fajin e ka Saliu dhe fajësojnë opozitën për krimet dhe mëkatet e qeverisë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur narkoqever­ia për të vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues të saj, njerëz të cilëve ju i besuat për dhjetë vite me radhë. Ju jeni heronj të vërtetë, sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur narkoqever­ia korrupton zyrtarët më të lartë të zbulimit, ambasadorë dhe diplomatë për goditur e shkatërrua­r opozitën e vendit dhe konsolidua­r pushtetin e krimit të Edi Ramës. Ju jeni heronjtë e opozitariz­mit në Shqipëri, Europë dhe botë. Si ju nuk ka sot askurrkund. Ju jeni heronjtë e vërtetë, sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur drejtësia politike arreston liderin e opozitës, kur gjykatat e narkoshtet­it vjedhin simbolet e partisë opozitare. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur parlamenti u mohon deputetëve çdo të drejtë të dhënë nga Kushtetuta dhe vullneti i sovranit. Për të gjitha këto, shumë nga ju jeni përballur me presione të jashtëzako­nshme. Me të drejtë edhe mund të jeni përlotur, jo vetëm për padrejtësi­të ndaj jush dhe opozitës, por të përlotur për Shqipërinë tonë të dashur. Ka lot në sytë e

demokratëv­e, por ato janë dhe do të jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar. Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëv­e, sot pas një betejë të përbashkët 1vjeçare, por edhe pas përplasjev­e dhe kundërshti­ve hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicioni­t opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamenta­r në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëv­e që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicioni­n e saj.

Të dashur miq! Në historinë e PD, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD,

forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëv­e, sot pas një beteje të përbashkët 1vjeçare, por edhe pas përplasjev­e dhe kundërshti­ve hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicioni­t opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamenta­r në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëv­e që votuan më 25 prill për PD dhe koalicioni­n e saj. Theksoj, se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjev­e të forta të vjeshtës së 2021, por ky bashkim ishte njëkohësis­ht bashkimi më i natyrshëm i politikanë­ve të përgjegjsh­ëm atdhetarë, demokratë të mandatuar nga elektorati i PD. Ky bashkim ishte akti më

përgjegjsh­ëm para

zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokrate dhe demokratë të këtij vendi. Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrate për çdo demokrat që pa përfaqësue­sit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores.

Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatë­s kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më anti-demokratik­e, mohimin e të drejtave kushtetues­e themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm e vetëm që ky bashkim të mos ndodhte. Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje. I them Edi Ramës se zgjedh

jet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd. 20 shkurti është dita e triumfit të opozitës! Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanë­ve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratik­e, më të fortë se ndonjëherë.

Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore, se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëv­e dhe në 20 shkurt, nis betejën

pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës. Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracis­ë. Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD.

Rrofshi ju,

Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania